OMEPRAZOLI


| Home | Indikacionet | Kundėrindikacionet | Shtatzania dhe laktacioni | Veprimet e padėshirueshme | Interakcionet | Dozimi | Forma farmaceutike |

Indikacionet:

Trajtimi i ezofagitit eroziv; refluksit ezofageal; ulcerave; hipersekretimit gastrik.

Vėrejtje tė posaēme:

Tė pėrdoret me kujdes te pacientėt me sėmundje tė mėlēisė, shtatzani dhe laktacion; para pėrdorimit duhet pėrjashtuar mundėsinė e malinjitetit gastrik.

Veprimet anėsore:

Tolerohet mirė dhe veprimet anėsore mė tė zakonshme janė: pėshtirosje, vjellje, diarre, konstipacion, tharje goje, kandidiazė ezofageale, dhembje muskulore dhe tė nyjeve, fotosenzitivitet, ethe , parestezi, stomatit, nefrit intersticial, konfuzion mendor (nganjėherė i shoqėruar me agjitim dhe halucinacione) te tė moshuarit dhe tek ata me insuficiencė renale, gjinekomasti dhe rrallė impotencė.

Dozimi:

Nė ulceracione gastrike beninje, 1 kapsulė nė ditė, 8 javė; ulceracion beninj duodenal, 1 kapsullė nė ditė 4 javė,(nė rastet rekurente 40 mg nė ditė, doza mbajtėse 20 mg nė ditė); ulcera dhe erozione tė shkaktuara nga pėrdorimi i BAIJS 20 mg, 4 javė; sindromi Zollinger-Ellison, fillimisht 60 mg, 1 herė nė ditė (nėse ka nevojė 80-120 mg, nė dy doza tė ndara); reduktim i acidit gastrik gjatė anestezionit tė pėrgjithshėm; 40 mg nė mbrėmjen para operacionit, pastaj 40 mg 2-6 orė para operacionit; refluks gastro-ezofagal 20 mg nė ditė, 4-8 javė; ulcera tė shoqėruara me Helicobacter pylori 20 mg; omeprazol l 2 herė nė ditė tė shoqėruar me amoksicilinė 1g, 2 herė nė ditė ose klaritromicinė 500mg 2 herė nė ditė (mund tė pėrdoret edhe amoksicilinė 500 mg, 3 herė nė ditė dhe metronidazol 400 mg, 3 herė nė ditė); gjendjet tjera me hipersekretim, 10-20 mg nė ditė; fėmijėt   mbi 2 vjeē: vetėm nė refluksin ulcerativ ezofageal tė theksuar 0.7-1.4 mg/kg/ditė, maks. 40 mg nė ditė.

Format farmaceutike dhe dozat:

Kapsulla: 20 mg.