| Acne Rosacea-rishikim i tretmanit |
|
|
|
| Lajme | |||||
| nga Adnan Mustafa | |||||
| E shtunë, 12 Shtator 2009 13:10 | |||||
|
"Rosacea është sëmundje e rëndomtë e lëkurës me simptoma dhe shenja karakteristike, përfshirë mërdhezjen simetrike, ndjenjën e thumbimit, lezionet inflamatore (papula dhe pustula) dhe teleangiektazi në faqe.," shkruan Constance Goldgar, MS, PA-C; David J. Keahey, MSPH, PA-C; dhe John Houchins, MD, nga Physician Assistant Program i University of Utah në Salt Lake City. "Ndryshimet fimatoze përfshijnë tëhollim të lëkurës dhe pore të mëdha. Të gjeturat klinike përfaqësojnë një spektër të sëmundjeve me një ose më shumë karakteristika predominante, përfshirë veçoritë e ekzacerbacioneve dhe inaktivitet relativ." Rosacea është dermatozë kronike, dhe nganjëherë progresive, në mënyrë tipike prezenton me eritemë qendrore faciale që përfshin hundën, mjekrën dhe regjionin perioral. Megjithatë, ajo gjithashtu mund të shkaktojë inflamacionin e syve dhe të kapakëve të syrit. Pavarësisht lokacionit, rosacea afekton në mënyrë të padëshirueshme kualitetin e jetës. Strategjia e tretmanit inicial për rosacea, posaçërisht për subtipet eritematoteleangiektike dhe papulopustulare, është që të shmangen ngacmuesit e njohur ose faktorët që ekzacerbojnë çdo here kur është e mundshme. Për pacientët me rosacea të lehtë, metronidazoli topikal, sulfacetamid/sulphur dhe acidi azelaik random janë efektiv dhe bartin rrezik më të vogël për efekte të padëshirueshme, interaksione të barnave dhe rezistencë ndaj antibiotikëve kundrejt tretmanit sistemik. Zgjedhja e linjës së pare për rosacea papulopustulare të moderuar është kombinimi i terapisë me tetraciklina orale dhe agjentë topikal. Tretmani me metronidazol ose agjentë tjerë topikal mund të ndihmojë pacientët të mbajnë sëmundjen në remision. Tretmani afatgjatë me antibiotikë oral dhe metronidazol gel mund të jetë i domosdoshëm për pacientët me përfshirje okulare. Për pacientët të cilët kanë rosacea okulare me komplikime oftalmike, rozace të rëndë ose rikalcitrante, ose ndryshime fimatoze, kërkohet referimi te subspecialisti. Rekomandimet specifike klinike për praktikë dhe niveli i tyre shoqërues i të dhënave janë si në vijim:
"Evidenca e përdorimit të antibiotikëve oral për tretman të rozacesë është elimituar dhe shpesh është e bazuar në eksperienca klinike ose studime të kualitetit të ultë në vend të TRK [trial i randomizuar i kontrolluar], " shkruajnë autorët e rishikimit. "Terapia iniciale për rozace të moderuar deri të rëndë do të duhej të përfshijnë tretman oral ose kombinim të tretmanit topikal dhe oral. Pasi që rozacea është sëmundje kronike, përdorimi afatgjatë i antibiotikëve mund të çojë deri te efektet e padëshirueshme....Një strategji e menaxhmentit është të ulë gradualisht dozimin e antibiotikëve oral mbas gjashtë deri 12 javësh për tretman të suksesshëm, duke kaluar vetëm në agjentë topikal." Burimi: Medscape Teksti i plotë anglisht: kliko këtu
|







