Aprovimi i Eylea është fituar nën Rishikimin e Prioriteteve të dy studimeve të randomizuara, multicentrik, dyfish të verbëra, aktivisht të kontrolluara të Fazës 3. Në këto studime, Eylea i dozuar tetë javë, pas injeksioneve iniciale mujore, ka qenë ekuivalent me kujdesin standard, të Lucentis (ranibizumab injeksione, Genentech) i dozuar çdo katër javë, siç është matur nga pika primare përfundimtare i mbajtjes së mprehtësisë vizuale (ma pak se 15 shkronja të humbjes së të pamurit në kartën e syrit) gjatë 52 javëve. Eylea do të jetë së shpejti në dispozicion si flakon njësor për përdorim në sy që përmban aflibercept 40 mg/mL solucion për injeksion intravitreal.
Për ma shumë informacione vizitoni www.regeneron.com
Burimi: Monthly Prescribing Reference



FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për një studim të ri duke raportuar një rritje të vogël në vdekje kardiovaskulare dhe në rrezik nga vdekja nga çfarëdo shkaktari, në pacientët e trajtuar me një kurs 5 ditor me azitromicin (Zithromax; Pfizer) krahasuar me personat e trajtuar me amoksicilin, ciprofloksacin ose pa barna.

