E hanë, 17 Sht 2012
 
 
Farmakovigjilencë

Farmakovigjilencë (29)

Informacione profesionale nga farmakovigjilenca.

E martë, 22 Nandor 2011 21:41

SSRI-dozat e larta dhe aritmitë

Shkruar nga

 

citalopram
citalopram

24 gusht, 2011 – Antidepresanti citalopram (Celexa, Forest Laboratories) nuk duhet të përdoret në doza më të larta se 40 mg në ditë për shkak të shqetësimeve se ai mund të shkaktojë ndryshime potencialisht fatale në ritmin e zemrës, paralajmëron Food and Drug Administration (FDA) e SHBA.

 

E hanë, 19 Shtator 2011 05:15

Ondansetron-rrezik i mundshëm për QT prolongim

Shkruar nga

Zofran
FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për rishikimin e sigurisë që është duke vazhduar për Zofran (ondansetron; GlaxSmithKline) për shkak të rrezikut të shtuar për zhvillimin e prolongimit QT, i cili mund të çojë deri te ritmi i zemrës abnormal dhe potencialisht fatal (përfshirë edhe Torsades de pointes). 

E mërkurë, 13 Korrik 2011 00:54

Epoetinë alfa-modifikim dozimi

Shkruar nga
Epoetin
Epoetin

Barnat për stimulimin e eritropoezës (BSE) në sëmundjet kronike të veshkave: Komunikatë për sigurinë e barnave - rekomandime për dozim të modifikuar

Epoetinë alfa (në treg si Epogen dhe Procrit) dhe darbepoetinë alfa (në treg si Aranesp)

AUDIENCA: Nefrologji, onkologji

KOMUNIKATA: FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor që rekomandimet e reja të modifikuara për dozim ma konservativ të barnave për stimulimin e eritropoezës (BSE) në pacientët me sëmundje kronike të veshkave (SKVe) është aprovuar për të përmirësuar përdorimin ma të sigurt të këtyre barnave.
E diel, 10 Korrik 2011 22:18

Këshilla për rrezitje në diell

Shkruar nga
Rrezitja

Udhëzues për rrezitje pa rrezikuar lëkurën tuaj

Udhëzimet në vijim japin informacione themelore për mbrojtje nga rrezitja në diell

Çka është saktësisht nxirja (marrja e ngjyrës)?

Kur lëkura juaj merr ngjyrë, ajo në fakt mbron vetveten nga dëmtimet e rrezeve ultraviolete (UV) të diellit, duke shkaktuar prodhimin e një substance të quajtur melaninë.

A ekziston nxirje që mund të thuhet që është e sigurt?

E premte, 08 Korrik 2011 23:32

Propilen glikoli-dermatiti alergjik kontakti

Shkruar nga

Propilen glikol
Propilen glikol
Shkaktar shpesh i padetektuar i dermatitit alergjik kontakti në pacientët që përdorin kortikosteroide topikale

Propilen glikoli (PG) konsiderohet të jetë përbërës i gjithëpranishëm i formulacioneve i përdorur në produktet për përkujdes personal dhe preparate farmaceutike. Ai është komponim organik që gjendet rëndom në kortikosteroide topikale (KT). Reaksionet lëkurore në PG në të shumtën janë irrituese, por dermatiti alergjik kontakti në PG është i dokumentuar mirë. Kosenzitizimi në PG dhe KT mund të shfaqet, duke bërë sfiduese zgjedhjen e kortikosteroideve topikale në pacientët alergjik në PG.

E martë, 10 Maj 2011 01:33

Topiramat-çarje e buzës dhe qiellzës

Shkruar nga

topiramat
topiramat
FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët shëndetësor dhe pacientët për rritje rreziku nga zhvillimi i çarjes së buzës dhe/ose çarjes së qiellzës në foshnjat e lindura nga gratë e trajtuara me topiramat gjatë shtatzanisë.

E shtunë, 07 Maj 2011 04:20

IPP – Ndryshimi i etiketimit

Shkruar nga
(1) FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe publikun që barnat inhibitorëve të pompës protonike (IPP)  (përfshirë esomeprazolin, dekslansoprazolin, omeprazolin, lansoprazolin, pantoprazolin dhe rabeprazolin) mund të shkaktojnë hipomagnezemi nëse merren për një periudhë ma të zgjatur kohore (në shumicën e rasteve, ma gjatë se një vit).
E shtunë, 07 Maj 2011 03:33

Buflomedil-tërhiqet nga tregu

Shkruar nga
buflomedil Autorizimi për marketing është suspenduar në Francë. Agjencia Franceze për Siguri të Produkteve Shëndetësore (Afssaps) ka vendosur më 11 shkurt 2011, për suspendimin e autorizimit për marketing të produkteve që përmbajnë buflomedil.
E shtunë, 25 Shtator 2010 01:39

Dozimi i paracetamolit-BNFC

Shkruar nga

paracetamol
paracetamol
Përdorimi i lejuar: Nuk është i lejuar përdorimi oral në fëmijët nën moshën 2 vjeçare; dozat për simptoma të rënda nuk janë të lejuara 

Indikacionet dhe doza  

Dhembja; pireksia dhe parehatia 

•Përmes gojës

Neonatët 28-32 javë të moshës postmenstruale: 20 mg/kg si dozë njësore pastaj 10-15 mg/kg çdo 8-12 orë sipas nevojës; max. 30 mg/kg në ditë në doza të ndara

E mërkurë, 26 Maj 2010 10:17

PPI-fraktura të mundshme të eshtrave

Shkruar nga

Image 25 Maj 2010. FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor dhe pacientët për revidimet në etiketat e përshkrimit dhe të dhënjes pa recetë për inhibitorët e pompës protonike, të cilët veprojnë duke reduktuar sasinë e acidit në lukth, për të përfshirë informacionet e sigurisë lidhur me rrezikun e shtuar për fraktura të çapokut, nyjës së dorës dhe të boshtit kurrizor dhe përdorimit të këtyre barnave.

<< Fillo < Para 1 2 3 Tjetri > Fund >>
Faqe 1 nga 3