| Home |
| Pharmaks Agency |
| Lajme |
| Blog |
| Kontakti |
| Kërkim |
| Feeds lajmesh |
| PharmINDEX 2009 |
ShBA. 16 Shkurt 2010
FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientët që të gjitha barnat për stimulim të eritropoezës (ESA) duhet të përdoren nën programin e menaxhimit të riskut, të quajtur strategjia e evaluimit dhe zbutjes së riskut (REMS).
FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor për 35 raporte kondriolize (nekrozë dhe shkatërrim i kërcës) në pacientët që u është dhënë infuzion intra-artikular i anestetikëve lokal (në marketing si bupivakainë, klorprokainë, lidokainë, mepivakainë, prokainë, ropivakainë) me pajisje infuzioni elastomerike për të kontrolluar dhembjen post-operative.
FDA e SHBA dhe American Regent kanë njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësorë që reaksione të tipit anafilaktik, përfshirë fatalitetet, kanë përcjellur administrimin parenteral të injeksioneve hekur dekstran.
Europë. Agjencioni Europian për Barna (EMEA) ka njoftuar që Komiteti i Agjencisë për Produkte Medicinale për Përdorim Human (CHMP) ka konkluduar që ekziston risk i rritur i osteonekrozës së nofullës në pacientët që përdorin bisfosfonate (përfshirë acidin alendronik, acidin klodronik, acidin etidronik, acidin ibandronik, acidin neridronik, acidin pamidronik, acidin risedronik, acidin tiludronik dhe acidin zoledronik). Megjithatë, studime të mëtejme duhet të ndërmerren për të identifikuar më mirë faktorët të cilët rritin rrezikun dhe masat e nevojshme për ti minimizuar ata.
Britani e Madhe MHRA (Medicines Health Regulatory Agency) ka njoftuar që Përmbledhja e Karakteristikave të Barit dhe Udhëzimet për Pacient për të gjitha statinat (inhibitorët e HMG-CoA reduktazës: simvastatina, atorvastatina, pravastatina, fluvastatina, dhe rosuvastatina) do të përditësohen me vërejtjet për efektet e padëshirueshme.