Home Farmakovigjilencë Amjodaron-reduktim doze me statina

Amjodaron-reduktim doze me statina

Cordarone
Cordarone
11 Prill 2009 - FDA (Administrata e Barnave dhe Ushqimit) të SHBA ka aprovuar revidimin e etiketës së sigurisë për amjodaron HCl (Cordarone tableta; Wyeth Pharmaceuticals, Inc) për të këshilluar dhe rekomanduar rregullimin e dozës kur administrohet me 3-hidroksi-3-metil-glutaril-CoA (HMG-CoA) inhibitorët e reduktazës, të njohur si "statina”. Statinat janë të ndërlidhura me një rrezik nga miopatia në relacion me ekspozimin që shfaqet si dhimbje e muskujve, ndjeshmëri ose plogështi, me nivel të rritur të kreatininë kinazës 10 herë më të madh se kufiri normal. Miopatia gjithashtu mund të marrë formën e rabdomiolizës me ose pa dështim renal akut sekondar deri te mioglobinuria, me mundësi për përfundim fatal. 

FDA paralajmëron se amjodaroni është një inhibitor i izoenzimit 3A4 (CYP 3A4) të citokromit P450 të mëlçisë dhe koadministrimi i inhibitorëve të HMG-CoA reduktazës siç janë CYP 3A4 substratet (p.sh., simvastatina dhe atorvastatina) mund të çojë deri te rritja e nivelit të statinave në plazmë dhe në relacion me toksicitet . Për shkak të mundësisë për miopati/rabdomiolizë, doza fillestare dhe mbajtëse të ulta të këtyre substrateve CYP3A4 të dhëna me amjodaron duhet të merren në konsideratë.

Amjodaron i takon klasës së 3-të të barnave antiaritmike i indikuar për trajtimin e fibrilacionit ventrikular ose tahikardisë ventrikulare hemodinamike të paqëndrueshme e cila nuk jep përgjigje në dozë adekuate ose antiaritmikët tjerë të mundshëm ose kur barnat alternative nuk tolerohen.
HMG-CoA inhibitorët e reduktazës janë të indikuar për trajtimin e pacientëve me dislipidemi te pacientët me ose pa rrezik për sëmundje kardiovaskulare.

Share