E mërkurë, 27 Dhe 2017
 
 
Banerat
Ibuprofen - rrezik i vogël kardiovaskular pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 74
DobëtMirë 
Lajme - Farmakovigjilencë
E enjte, 03 Shtator 2015 12:07

Rritje e vogël e rrezikut kardiovaskular me doza ditore deri ose mbi 2,400 mg. HPRA ka njoftuar se informacioni për produkt për të gjitha produktet që përmbajnë ibuprofen do të përditësohen sa më shpejt që është e mundshme për të reflektuar rritjen e rrezikut kardiovaskular me doza ditore deri në ose mbi 2,400 mg.

 

Ibuprofen është bari anti-inflamator jo-steroidal (BAIJS) që përdoret zakonisht për reduktimin e e dhimbjes, inflamacionit dhe temperaturës së lartë.

 

Shqyrtimi më i fundit i BE-së i kompletuar nga Komiteti i Farmakovigjilencës për Vlerësimin e Riskut (PRAK) ka konfirmuar një rritje të vogël të rrezikut të ngjarjeve arteriale trombotike (p.sh. infarkt miokardi ose sulm në tru) në pacientët që marrin doza të larta të ibuprofenit (deri në ose mbi 2400 mg / ditë) .

HPRA ka këshilluar profesionistët e kujdesit shëndetësor që:

Ibuprofeni duhet të përshkruhet në dozat më të ulta për një kohë më të shkurtër të mundshme.

Pacientët me hipertension të pakontrolluar, insuficiencë kongjestive të zemrës (NYHA II-III), sëmundje të përcaktuar iskemike të zemrës, sëmundje arteriale periferike dhe/ose sëmundje cerebrovaskulare do të duhej të trajtohen me ibuprofen pas një konsiderate të kujdesshme dhe dozat e larta (2400 mg/ditë) duhet të shmangen.

Duhet të ushtrohet konsideratë e kujdesshme para fillimit trajtim kohëgjatë të pacientëve me faktorë të  rrezikut për ngjarje kardiovaskulare (p.sh. hipertension, hiperlipidemi, diabetes mellitus, dhe pirje të duhanit), veçanërisht nëse kërkohen doza të larta të ibuprofenit (2400 mg/ditë).

Share