Home
E premte, 02 Prill 2010 09:04

Statinat-update sigurie I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)
Image Britani e Madhe MHRA (Medicines Health Regulatory Agency) ka njoftuar që Përmbledhja e Karakteristikave të Barit dhe Udhëzimet për Pacient për të gjitha statinat (inhibitorët e HMG-CoA reduktazës: simvastatina, atorvastatina, pravastatina, fluvastatina, dhe rosuvastatina) do të përditësohen me vërejtjet për efektet e padëshirueshme.

Ky njoftim përcjell rishikimin e gjerë Europian të trialëve klinik, raportet e reaksioneve të padëshirueshme të barnave dhe literaturën e publikuar për statinat. MHRA deklaron që balanca e riskut dhe leverdisë i statinave si klasë mbetet pozitive. Megjithatë, rishikimi ka konkluduar që ka evidencë të mjaftueshme për të mbështetur ndërlidhjen kauzale ndërmjet përdorimit të statinave dhe reaksioneve të padëshirueshme në vazhdim: çrregullime gjumi, humbje kujtese, disfunksion seksual, depresion dhe sëmundje intersticiale e mushkërive.  

Referenca: Përditësimi i sigurisë së barnave, MHRA, Vëllimi 3, Botimi 4 Nëntor 2009 

(www.mhra.gov.uk).

Lexo 1072 herë Modifikuar për herë te fundit më E premte, 02 Prill 2010 09:06

5 komentet

Lini një koment

Sigurohu të fusni informacionin e nevojshëm (*) kur ju kërkohet. Kodi HTML nuk lejohet