Indakaterol maleat është entitet i ri molekular në klasën e agonistëve β2-adrenergjik që ndihmon relaksimin e muskujve përreth rrugëve të frymëmarrjes për të prevenuar simptomat e SKOP-it siç janë fishkëllima dhe dispnea. FDA ka deklaruar që bari me veprim të gjatë nuk është i destinuar për tretman të astmës ose simptomave të SKOP të cilat janë të shpejta dhe të fuqishme.
Efektet ma të shpeshta të përkundërta janë shkuarja e hundës, dhimbja e fytit, kokëdhimbja dhe pështirosja.

Një panel këshillues i FDA në mars ka rekomanduar aprovimin e indakaterolit maleat pas 6 trialëve klinik konfirmues që kanë demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e barit. Trialët kanë përfshirë gati 5500 pacientë 40 vjeçar e ma të vjetër me SKOP të cilët kanë pirë duhan së paku 1 pako cigare në ditë për 10 vjet dhe kanë shprehur rënje të moderuar-deri-të rëndë në funksionin e mushkërive.
Burimi: Medscape Pharmacist



FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për një studim të ri duke raportuar një rritje të vogël në vdekje kardiovaskulare dhe në rrezik nga vdekja nga çfarëdo shkaktari, në pacientët e trajtuar me një kurs 5 ditor me azitromicin (Zithromax; Pfizer) krahasuar me personat e trajtuar me amoksicilin, ciprofloksacin ose pa barna.

