Bari është inhibitor i biosintezës së androgjeneve që inhibojnë citokromin P450 17A1 kompleks i enzimeve përgjegjëse për prodhimin e androgjeneve.
Rezultatet e studimit multicentrik të fazës III placebo-të-kontrolluar, kanë treguar që pacientët e trajtuar me abirateron në kombinim me prednizon ose prednizolon (n=1,195) kanë pasur medianë të rritjes mujore prej 3.9 muajsh në mbijetesën e përgjithshëm (P<0.0001). Reaksionet e padëshirueshme shumë të shpeshta (=1/10) në bar përfshijnë edemën periferike, hipokalieminë, hipertensionin dhe infeksionet e traktit urinar. Instituti Nacional për Shëndet dhe Ekselencë Klinike pritet të kompletojë vlerësimin e tij në Maj 2012.
Informacion për produktin
Veprimi: Inhibitor i biosintezës së androgjeneve
Doza: Doza e rekomanduar është 1,000 mg (katër tableta 250 mg) njëherë në ditë.
Abirateron duhet të merret së paku dy orë pas shujtës dhe asnjë ushqim nuk duhet të merret një orë pas marrjes së tabletës.
Lista e çmimit: 120 x 250 mg tableta, 2930 funta britanike.
Burimi: Pharmaceutical Journal



FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për një studim të ri duke raportuar një rritje të vogël në vdekje kardiovaskulare dhe në rrezik nga vdekja nga çfarëdo shkaktari, në pacientët e trajtuar me një kurs 5 ditor me azitromicin (Zithromax; Pfizer) krahasuar me personat e trajtuar me amoksicilin, ciprofloksacin ose pa barna.

