Home Farmakovigjilencë Finasterid-rrezik i rritur për Ca gjiri

Finasterid-rrezik i rritur për Ca gjiri

Proscar
Proscar
Dhjetor 2009

Sfondi

The Medicines and Healthcare products Regulatory Agency (MHRA) ka diskutuar rishikimin e saj për rrezikun e kancerit të gjirit te mashkujt të ndërlidhur me barnat të cilat përmbajnë finasterid.

5 mg finasterid tabletat janë të licencuara me brand emrin Proscar në MB që nga 1992, si tretman për hiperplazi beninje të prostatës (HBP) te mashkujt. 1 mg finasterid tabletat janë të licencuara në MB që nga 1999 me brand emrin Propecia dhe janë përdorur për të trajtuar mashkujt me alopecia androgjenetike.

Rezultatet

Pesësdhjetë raste të kancerit të gjirit te mashkujt janë raportuar gjithandej nëpër botë me përdorim të finasteridit 5 mg (Proscar) dhe tri raste janë raportuar me përdorim të finasteridit 1 mg (Propecia). Shumica e rasteve të raportuara me Proscar janë shfaqur brenda 5 vjetësh nga fillimi i tretmanit. Ndonëse incidenca e përgjithshme e kancerit të gjirit te mashkujt në trialët klinik në pacientët të cilët kanë marrë 5 mg finasterid nuk ka qenë sinjifikativisht e ndryshme krahasuar me pacientët të cilët nuk kanë marrë finasterid (7-8 për 100 000 pacientë-vit vs 3-8 për 100 000 pacientë-vit; p=0.328), të dhënat nga këta trialë kanë treguar që ka qenë një trend drejt shfaqjes së kancerit të gjirit te mashkujt më i shpeshtë në pacientët të cilët kanë marrë finasterid, sesa te ata të cilët nuk kanë marrë.

Përfundime

Rastet e kancerit të gjirit te mashkujt kanë qenë të raportuar për finasterid dhe rishikimet sugjerojnë që rreziku u rritur i kancerit të gjirit te mashkujt i ndërlidhur me përdorim të finasteridit nuk mund të përjashtohet. Pacientët që marrin produkte të finasteridit do të duhej të këshillohen që menjëherë të raportojnë te mjeku i tyre çfarëdo për shenjash në indet e gjirit siç janë gungat, dhimbje ose rrjedhje nga thimthi pasi këto mund të jenë shenja të gjendjeve serioze, siç është kanceri i gjirit.

Në bazë të rishikimit, është rekomanduar që një paralajmërim për rrezikun nga kanceri i gjirit do të duhej të përfshihet në informacionin e produktit për të gjitha barnat të cilat përmbajnë finasterid.

Share