Home Farmakovigjilencë Interaksion ceftriakson-kalcium i.v.

Interaksion ceftriakson-kalcium i.v.

intravenous
intravenous
Dhjetor 2009,

FDA Interaksion bar-bar i ceftriaksonit intravenoz (me autorizim marketingu si Rocephin dhe gjenerikë) dhe kalciumit:

Rrezik potencial për ngjarje të padëshirueshme kardiovaskulare te neonatët

Abstrakt: FDA ka pranuar shtatë raporte rasti të ngjarjeve të padëshirueshme serioze kardiopulmonar në neonatët të ndërlidhur me precipitim të ceftriakson-kalcium kripërave në mushkëri dhe/ose veshka. Gjashtë neonatë kanë vdekur. Fëmijët kanë qenë të moshës 2 muaj dhe më të rinj (diapazoni: 1 deri 50 ditë), dhe janë trajtuar me ceftriakson për infeksione të ndryshme.

Fabrikuesit dhe FDA kanë lëshuar një paralajmërim për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe kanë reviduar etiketimin për rrezikun potencial të administrimit konkurrent të ceftriaksonit dhe kalciumit. Ceftriaksoni nuk do të duhej përdoret në neonatët (të moshës <28 ditë) nëse ata marrin ose pritet të marrin produkte që përmbajnë kalcium intravenoz. Në pacientët me moshë >28 ditë, ceftriaksoni dhe produktet të cilat përmbajnë kalcium mund të administrohen sekuencialisht, duke bërë shpërlarjen e plotë të linjave të infuzionit ndërmjet infuzioneve me lëngje kompatibile.  Ceftriaksoni nuk duhet të administrohet në mënyrë simultane me solucione që përmbajnë kalcium në asnjë grupmoshë.

Fjalët kyçe: ceftriakson, kalcium, bar-bar interaksion, arrest kardiopulmonar 

Burimi: FDA

http://www.fda.gov/Drugs/DrugSafety/DrugSafetyNewsletter/ucm189806.htm

Share