E enjte, 05 Sht 2013
 
 
Deklarata e Qindvjeçarit e FIP pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 
Lajme - Lajmet më të reja
E hanë, 22 Tetor 2012 14:05

Përmirësimi i shëndetit global duke mbyllur hendeqet në zhvillim, distribuim dhe përdorim të përgjegjshëm të barnave

Nënshkrimi i Deklaratës së QinvjeçaritFarmacistët dhe shkencëtarët farmaceutik1 pranojnë përgjegjësinë dhe llogaridhënien për përmirësimin e shëndetit global dhe rezultatet e shëndetit të pacientit duke mbyllur hendeqet në zhvillim, distribuim dhe përdorim të përgjegjshëm të barnave. Shoqëria mund të kontribuojë në këto objektiva duke mbështetur avancimin e praktikës së farmacisë dhe të shkencave farmaceutike.

 

Ndryshimi i të udhëhequrit

 

Si farmacistë dhe shkencëtarë farmaceutik, ne jemi ekspertë në zhvillimin, distribuimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të barnave. Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë rezulate optimale nge terapia e barnatimit përmes kujdesi të përqendruar në pacient. Ne kuptojmë që shëndeti i pacientëve dhe popullatës është kompromituar dhe që vlerat e barnave janë zbehur kur barnat nuk mund të qasen, ose janë të kualitetit të ulët ose përdoren në mënyrë të papërshtatshme. Ky kompleks i problemeve është përtej çdo fushe të posaçme shkencore ose të profesionit, but arsyeja jonë e obligimit për shoqërinë na motivon që të jemi forca udhëheqëse në adresimin e këtyre çështjeve.

Imperativi për ndryshime

Aksesi në barna

Së paku një e treta e popullatës botërore nuk ka akses të rregullt në barna.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar që gati 30,000 fëmijë vdesin për çdo ditë nga sëmundjet që munden lehtë të trajtohen nëse ata do të kishin pasur akses në rangun bazik të barnave esenciale.

Është vlerësuar që morbiditeti dhe mortaliteti që ndërlidhet me tuberkulozin do të mund të ulet përgjysmë përmes aksesit optimal dhe përdormit të barnave. Nganjëherë barnat e nevojshme nuk janë zhvilluar për tretman të sëmundjeve që prekin një numër të vogël të njerëzve ose që janë të koncentruar në vendet me të ardhura të ulta.

Kualiteti i barnave

Ndonëse publiku mund të ketë besim në kualitetin e barnave nga furnizuesit reputabil, fatkeqësisht, barnat që janë të kualitetit të dobët ose që janë të kundërmbaruara hyjnë në tregjet e barnave. Për shembull, Kombet e Bashkuara kanë raportuar që ma pak se një e treta e kontraceptivëve oral të përdorur internacionalisht janë të kualitetit që kërkohet në vendet e industrializuara. [1] OBSh ka raportuar që një e treta e barnave antimalarike të testuara në gjashtë vende Afrikane kanë dështuar të plotësojnë standardet internacionale të kualitetit. [2]

127 asociacione anëtare të Federatës Internacionale Farmaceutike, që reprezentojnë 2,000,000 farmacistë dhe shkencëtarë farmaceutik të botës, besojnë që aksesi në barna të sigurta dhe efektive është e drejtë fundamentale njerëzore.

Përdorimi racional i barnave

Sipas OBSH-së, edhe kur barnat janë në dispozicion dhe janë të kualitetit të sigurt, ato nuk përdoren gjithmonë në mënyrë të përshtatshme; në shumë vende deri gjysma e të gjitha përshkrimeve janë ose të panevojshme ose jokorrekte dhe në gjysmën e rasteve pacientët nuk i marrin barnat siç u janë përshkruar. [1] Të dhënat e paanshme për përdorimin racional të barnave nuk janë gjithmonë në dispozicion të profesionistëve shëndetësor, pacientëve dhe dhënësve të kujdesit. Një pjesë e madhe e evidencave dokumentojnë aftësinë e farmacistëve për të ndihmuar pacientët që të përdorin barnat në mënyrë racionale. Për shembull, një analizë e vitit 2010 e 298 raporteve të kërkimeve kanë gjetur që involvimi i farmacistëve në kujdesin direkt të pacientëve ka rezultuar me rezultate të përmirësuara terapeutike, rezultatet e sigurisë, ad’herencës së pacientit, njohurive të pacientit dhe të kualitetit të jetës. [3]

Kapaciteti i farmacisë dhe bashkëpunimi

Diferencat që ekzistojnë në mbarë botën në mënyrën si janë edukuar dhe trajnuar shkencëtarët farmaceutik, farmacistët dhe personeli ndihmës, reduktojnë kapacitetet e farmacisë të përmbushin nevojat e popullatës dhe të pacientëve.  Në disa vende ekzistojnë mungesa të farmacistëve, edukatorëve të farmacisë dhe të shkencëtarëve farmaceutik. Shumë prej sfidave në zhvillimin, distribuimin dhe përdorimin racional të barnave mund të përmbushen vetëm përmes bashkëpunimit efektiv multidisciplinar dhe partneritet të grupeve të interesuara, shumë prej të cilave janë të domosdoshme.

Referencat:

[1] World Health Organization. Continuity and change: implementing the third WHO medicines strategy 2008-2013. Geneva: World Health Organization; 2009 [cited 9 February 2012]. Available from: http://apps.who.int/medicinedocs/pdf/s16821e/s16821e_lo.pdf

[2] World Health Organization. Survey of the quality of selected antimalarial medicines circulating in six countries of sub-Saharan Africa. Geneva: World Health Organization; 2011 [cited 9 February

2012]. Available from: http://www.who.int/medicines/publications/WHO_QAMSA_report.pdf

[3] Chisholm-Burns MA, Lee J, Spivey CA et al. US pharmacists’ effect as team members on patient care: systematic review and meta-analyses. Med Care. 2010;48:923-33

 

Përkushtimet e Farmacistëve dhe shkencëtarëve farmaceutik të botës

Duke marrë në konsideratë ndryshimet imperative të cekura ma lartë, ne do të përkushtohemi për:

Partneritet

Për të udhëhequr ose kontribuuar në angazhimet e zgjeruara dhe ma efikase të bashkëpunimit të dizajnuara të përmirësojnë shëndetin global dhe rezultatet e shëndetit të pacientit duke mbyllur hendeqet në zhvillim, distribuim dhe përdorim racional të barnave.

Aksesi në barna

Për të punuar me të gjithë sektorët e shoqërisë për të nxitur zhvillimin dhe aksesin në barna gjithandej nëpër botë.

Për të punuar me autoritetet rregullatore në sigurimin e distribuimit të sigurt dhe efektiv të barnave.

Kualiteti i barnave

Për të ngritur standardet për zhvillimin, prodhimin dhe distribuimin e barnave, si dhe për të nxitur pajtueshmërinë me këto standarde.

Të luftojë për eliminimin e barnave substandarde dhe të kundërmbaruara

Përdorimi racional i barnave

Të ngritë standardet e praktikës së farmacisë të mirë, dhe të nxitë kompliansën me këto standarde.

Të inkurajojë farmacistët që të përmirësojnë trajtimet me pjesëmarrje aktive në kujdesin e pacientit dhe duke edukuar dhe këshilluar pacientët, kujdestarët dhe profesionistët shëndetësor në përdorimin racional të barnave dhe pajisjeve medicinale.

Të inkurajojë farmacistët që të informojnë pacientët, kujdestarët dhe profesionistët shëndetësore për leverditë dhe rreziqet e ndërlidhura me përdorimin e çfarëdo bari.

Të inkurajojë farmacistët të zgjerojnë rolin e tyre duke ndihmuar pacientët që të ad'herojnë me regjimet e tyre të barnatimit.

Të mbështetin ngjarjet e padëshirueshme dhe programet e raportimit të gabimeve në barnatim në interes të promovimit të përdorimit të sigurt të barnave

Të zgjerojnë vetëdijesimin e publikut se rezultatet më pozitive dhe më të rëndësishme të kursimeve të shpenzimeve shëndetësore rezultojnë kur pacientët, mjekët dhe farmacistët bashkëpunojnë në përzgjedhjen, monitorimin, dhe përshtatjen e terapisë së barnatimit.

Dituria

Të ndihmojë në sigurimin që farmacistët dhe shkencëtarët farmaceutik të arrijnë dhe mbajnë dituri bashkëkohëse, aftësi, sjellje dhe vlera, përgjatë karrierave të tyre.

Të nxitë kërkime në shkencat farmaceutike dhe në praktikën e farmacisë, duke kërkuar rritjen dhe zhvillimin e barnave të nevojshme dhe dhënjen e shërbimeve të farmacistit.

Të inkurajojë përhapjen e informacionit të paanshëm të bazuar në evidenca lidhur me përdorimin racional të barnave.

Etika

Të inkurajon farmacistët dhe shkencëtarët farmaceutike që të ad'herojnë me standardet ma të larta të sjelljes profesionale, gjithmonë duke i dhënë prioritetin ma të lartë interesave të shërbimit ma të mirë të pacientëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Të mbështetë konfidencialitetin e informacionit të pacientit përmes aplikimit të kujdesshëm të standardeve të privatësisë.

Inovacioni

Të nxitë inovacionin e fushat në vazhdim:

(1) edukimi i farmacistëve dhe shkencëtarëve farmaceutik;

(2) zbulimi dhe zhvillimi i barnave të reja; dhe

(3) dhënjen e shërbimeve të farmacistit që promovojnë përdorimin racional të barnave.

Mbështetja shoqërore

Të inkurajojë shoqërinë në përgjithësi që të mbështet përkushtimet tona përmes politikave dhe programeve të qeverisë, trupave publike shëndetësore, institucioneve akademike, organizatave filantropike dhe të tjerëve.

Të zgjerojë vetëdijesimin publik që mbështetja shoqërore është vitale në fushat në vazhdim:

(1) avancimi i shkencave farmaceutike dhe i praktikës së farmacisë;

(2) sistemeve arsimore për shkencat e shëndetit, shkencat farmaceutike, dhe të praktikës në farmaci;

(3) politikave publike që inkurajojnë zbulimin, zhvillimin dhe disponueshmërinë e barnave inovative; dhe

(4) politikave publike që sigurojnë sisteme të sigurta dhe të qëndrueshme për distribuim, kontroll dhe përdorimin racional të barnave.

Me nënshkrimet tona, ne shpallim mbështetjen e shoqatave tona për përkushtimet e shprehura në këtë Deklaratë, të cilat do të përmirësojnë shëndetin global, nëpërmjet zhvillimit dhe distribuimit të barnave dhe përmes dhënjes së shërbimeve që mbështetin përdorimin racional të barnave.

Nënshkruar 4 tetor 2012:

Michel Buchmann

President

International Pharmaceutical Federation (FIP)

 

 

Emri i përfaqësuesit

Organizata Anëtare

Funksioni

Share