E mërkurë, 06 Nan 2013
 
 
Banerat
Pacientët kompleks pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 
Lajme - Lajmet më të reja
E hanë, 25 Mars 2013 14:09

Lidhja me Pacientët Kompleks FIP Congress 2013 - Dublin, Ireland

Farmacistët marrin udhëheqjen

 

Në jetën e përditshme, rezultatet komplekse rezultojnë nga faktorë të panumërt. Kultura, mjedisi, statusi social dhe ekonomik dhe aftësia fizike, të gjitha kontribuojnë, dhe të gjitha komplikojnë menaxhimin e shëndetit e prekur nga sëmundja. Farmacistët janë dëshmitarë për shumë prej këtyre kompleksiteteve dhe duhet gjithnjë të kujdesen për atë që është e njohur si 'pacientët kompleks".  Duke njohur ndikimin e vlefshëm të cilin farmacistët kanë në jetën e individëve të tillë, FIP ka vënë kujdesin e pacientëve kompleks në krye të agjendës për vitin 2013.

 

 

Kush janë pacientët tuaj kompleks?

Çështja e "pacientëve kompleks" është ajo që ka qenë e adresuar nga profesionistët e kujdesit shëndetësor për disa kohë, por sa kohë që mosha e popullsisë së përgjithshme e popullsisë dhe sëmundjet kronike po bëhen më prevalente, kjo është një çështje që vazhdon të përshkallëzohet. Është e vështirë për të përcaktuar një pacient kompleks, ndonëse përgjithësisht është e kuptueshme se termi vlen për ata që kërkojnë një sasi shtesë të kujdesit dhe të konsideratës si pasojë e regjimeve mjekësore të komplikuara dhe të gjera kombinuar me kufizime fizike dhe mendore

Statistikat aktuale sugjerojnë që pacientët kompleks përbëjnë deri 25% të individëve në praktikat e kujdesit primar të cilët plotësojnë një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme:

  • Sëmundje kronike të shumëfishta, të përcaktuara mirë me komplikime të ndryshme Pacientët kompleks
  • Tretman i lartë duke përfshirë procedurat invazive si për diagnostifikim ashtu edhe terapi
  • Një kombinim i veçantë i elasticitet dhe brishtësisë
  • Përgjigjet e papritura në barnat e zakonshme dhe sëmundjet e vogla
  • Jeta e gjatë (të jetuarit e jetës shumë funksionale në të 80-at dhe 90-at)

(http://www.moderncomplexpatient.org/2010/03/30/the-modern-phenomenon-of-complex-patients/)

Këta pacientë janë një grup i individëve të cilët përfitojnë nga njohuritë e gjera të cilat i kanë farmacistët për barnat.  Si profesionistë shëndetësor te të cilët arrihet më së shpejti, farmacistët vijnë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët kompleks në komunitet, duke e vënë veten në vijën e frontit të kujdesit në lidhje me menaxhimin e shumë çështjeve që mund ose nuk mund të jenë të ndërlidhura me barna.  Me menaxhimin e pacientëve kompleks të cilët kërkojnë një qasje multi-disiplinore gjithnjë në rritje, fokusi kryesor i farmacistëve është menaxhimi i barnave në aspekt të kompleksiteteve tjera.


Farmacistët udhëheqin kujdesin në komunitete

Disa vjet më parë, në një lëvizje politike e cila vendosi farmacistët në vijën e parë të kujdesit, Bordi i Specializimeve Farmaceutike në Shtetet e Bashkuara, njohu Praktikën e Farmacisë të Kujdesit Ambulator si praktikë specialistike në farmaci. Farmacistët e certifikuar brenda këtij specializimi konsiderohen "ekspertë në optimizmin dhe menaxhimin e barnave për pacientët me nevoja komplekse dhe që janë gjithashtu ambulator". (http://www.hwic.org/news/feb10/acpp.php).  Ky ishte një hap vendimtar për farmacistët, pasi që ai bashkoi dy aspektet më të rëndësishme të praktikës së farmacisë - njohurive për barna dhe mënyrës së aksesit - dhe forcuan marrëdhënien pacient-farmacist e cila ishte rezervuar historikisht për mjekët.  Iniciativa të tilla mundësojnë përdorimin efikas të aftësive maksimale të dhënësve të kujdesit shëndetësor - me fokusimin e farmacistëve në menaxhimin e pacientit/barnave, mjekët mund të koncentrohen në diagnozën dhe tretmanin.   Marrëveshjet e praktikës kolaborative mundëson sinergji madje edhe më të madhe në mesin e profesionistëve  shëndetësor në kujdesin e pacientëve kompleks.

Vizioni i ardhshëm për pacientët kompleks

Me qëllim të ndihmesës për avokimin e rolit të rritur të farmacistëve në menaxhimin e pacientëve kompleks, dhe për të dhënë platformën e gjerë për mësimin dhe rritjen performancës për të bërë këtë, FIP ka bërë "Pacientët Kompleks" prioritet për vitin 2013.  I ndodhur në qytetin e bukur të Dublinit, Irlandë, Kongresi Botëror i Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike FIP 2013 ka miratuar temën Pacientët kompleks dhe do të shqyrtojë çështjen nga të gjitha pikëpamjet:  biologjike (duke theksuar zhvillimin aktual të sistemeve të biologjisë), mjekësore (demografia, gjenetika, duhani, alkooli, dieta dhe sëmundjet e shumëfishta), socio-ekonomike (disponueshmëria e resurseve, literacia) dhe kulturore (besimet, traditat, religjioni).  Farmacistët kanë aftësinë dhe mundësinë të mbështetin pacientët në çdo aspekt të kompleksitetit.

Në dhënien e mesazhit të përgjithshëm, Kryesuesit e Programit, Profesorët Geoff Tucker dhe Phil Schneider theksojnë që pacientët sipas gjasave do të bëhen gjithnjë e më kompleks duke u plakur dhe zhvillojnë sëmundje të shumëfishta që kërkojnë trajtim me shumë barna të ndryshme. Nga ana tjetër, kjo krijon nevojën për kujdes të integruar të gjithë specializimeve mjekësore dhe bashkëpunim efektiv brenda një ekipi të profesionistëve të shëndetit. Farmacisti është një anëtar i rëndësishëm i këtij ekipi me një rol të rëndësishëm për të luajtur në të kuptuarit dhe menaxhimin e pacientit kompleks, sidomos në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të barnave.

Duke marrë në konsideratë pse pacientët janë kompleks, sesionet në Kongres do të adresojnë nevojat e pacientëve kompleks, si janë duke u përmbushur këto nevoja, dhe strategjitë që burojnë aktualisht dhe të ardhshme për trajtimin e pacientit kompleks.  Duke dhënë dëshmi të bazuara në informacion shkencor dhe duke përqafuar praktika kolaborative, farmacisti duhet të ketë rol të rëndësishëm në trajtimin e kompleksitetit në kujdesin e pacientit.

Sfidat e kompleksitetit - gjetja e zgjidhjeve në Kongresin e FIP

Është imperativ që kompleksiteti është konsideruar gjithashtu edhe nga perspektiva e pacientit, i cili mund ose nuk mund ta konsiderojë veten "kompleks".  Për çdo person, shqetësimi i tyre kryesor është se si sëmundja e tyre, dhe ndërlidhur me këtë, barnat e tyre, do të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Duke mbajtur këtë në mendje, Kongresi FIP do të adresojë pacientët kompleks  gjithashtu edhe nga perspektiva e sëmundjes.

Dr Timothy Chen, profesor i asociuar në Universitetin e Sydney'it i specializuar në shëndetin mendor, thotë se është e ditur, për shembull, që farmacistët shpesh ndjehen më komod dhe konfident duke kontribuar në menaxhimin e kushteve fizike, siç janë çrregullimet kardiovaskulare, sesa në çrregullimet mendore. Ai shpjegon se barra kryesore e sëmundjes që rrjedh nga sëmundja mendore është shumë e madhe. Ndonëse ka mënyra të ndryshme të menaxhimit për çrregullimet mendore (p.sh. psikoterapia), terapia e barnave është modaliteti më i madh i trajtimit për shumë gjendje, siç janë depresioni, çrregullimet bipolare dhe skizofrenia. Prandaj farmacistët, si ekspertë në farmakoterapi, duhet të kenë një rol të madh në menaxhimin e sëmundjes mendore.

Po ashtu, ka shumë faktorë tjerë që mund të bëjnë menaxhimin e pacientëve me sëmundje mendore shumë më kompleks. Shembujt përfshijnë shkallën e lartë të mos-ad'herencës së barnatimit (vlerësohet të jetë rreth 50%) në pacientët te të cilët janë përshkruar antidepresantë dhe barna tjera psikotrope dhe barrën e menaxhimit të efekteve signifikante të padëshirueshme, siç janë diabeti, shtimi në peshë dhe dislipidemia. Edhe pse ka shumë sfida në menaxhimin e sëmundjes mendore, farmacistët duhet dhe do të kenë një rol të rëndësishëm për të luajtur në dhënjen e kujdesit shëndetësor efektiv. Dr Chen do të adresojë faktorët që kontribuojnë në kompleksitetin e pacientëve të shëndetit mendor, dhe si farmacistët mund të mbështetin më së miri këta pacientë në komunitet, në një sesion në Dublin.

Duke marrë parasysh çështjen e kompleksitetit nga perspektiva e sëmundjeve jetë-kërcënuese dhe barnat të cilat trajtojnë ato - edhe aktuale edhe ato që do të dalin të reja - Profesor  Ross McKinnon do të udhëheq një seri leksionesh që trajtojnë kompleksitetin e pacientit me kancer.  Faktorët kyç për ti marrë në konsideratë në diskutime të tilla janë se, kanceri nuk diskriminon, dhe kanceri është gjithashtu një sëmundje e plakjes. Kjo do të thotë se për shumë njerëz, kanceri është diagnostikuar në praninë e një sërë ko-komorbiditeteve përfshirë sëmundjet kronike siç janë diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe muskuloskeletore.

Menaxhimi farmakologjik në këto rrethana është tundues me një mori çështjesh, duke përfshirë numrin e barnave që kërkohen, rrezikun e interaksioneve bar-bari dhe nevojës së minimizimit të toksicitetit të barit. Paralelisht me këto sfida farmakologjike, çështje të rëndësishme psiko-sociale që ngriten nga diagnoza e kancerit shtojnë kompleksitet të mëtejshëm. Çështjet ndoshta janë sjellë në fokus të mprehtë në pacientët me kancer të avancuar, ku opsionet kirurgjike janë të kufizuara dhe terapia me barna është domosdoshmërisht intensive dhe rreziku i toksicitetit është i lartë.

Askund farmacistët nuk ndërveprojnë me pacientët kompleks më shumë sesa në komunitet  .  Ms Karin Graf mbështet qëllimin që farmacistët duhet të jenë në thelbin e partneriteteve kur është fjala për menaxhimin e sëmundjeve në komunitet siç janë astma, monitorimin e pacientëve, kryerjen e triazhimit, duke i këshilluar në lidhje me opsionet e trajtimit dhe parandalimin e kompleksiteteve shtesë. Më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga astma dhe ata shpesh marrin kujdes dhe këshilla nga farmacistët. Sesioni i zonjës Graf në Dublin do të fokusohet në atë se si edhe barra shëndetësore edhe ekonomike e astmës mund të reduktohet përmes këtyre relacioneve pacient-farmacist.

Shembujt e dhënë më lart ilustrojnë vetëm një pjesë të temave që do të adresohen në Kongresin e FIP 2013 në Dublin, të gjitha të përqendruara në mënyrën se si farmacisti është idealisht i aftë dhe i pozicionuar për të siguruar që pacientët komplekse të marrin kujdes më të mirë të mundshëm. Mijëra farmacistë nga e gjithë bota, dhe nga të gjitha fushat e praktikës dhe të shkencës së farmacisë, do të tubohen në Dublin për të punuar drejt një të ardhme në të cilën qasjet multi-disiplinore maksimizojnë kontributin e kujdesit shëndetësor për të mirën e plotë të pacientëve, pavarësisht nga diversiteti i gjerë i tyre social, kulturor, biologjik dhe mjekësor.

Për më shumë informacion mbi Kongresin e FIP në Dublin dhe perspektivën e saj në Pacientët Kompleks, vizitoni faqen e internetit në www.fip.org/dublin2013

Share