FORMULARI I BARNAVE I KOSOVĖS

5. Anestezioni

15.1 ANESTEZIONI I PĖRGJITHSHĖM

Anestetikėt e pėrgjithshėm

ALFENTANILI

ATRAKURI (besilat)

DANTROLENI

ENFLURANI

ETOMIDATI

FENTANILI

HALOTANI

IZOFLURANI

KETAMINA

MIDAZOLAMI

ATROPINA (sulfati)

NALOKSONI

15.2 ANESTEZIONI LOKAL

Anestetikėt lokal

BUPIVAKAINA

LIDOKAINA

15.1 ANESTEZIONI I PĖRGJITHSHĖM 

Anestetikėt e pėrgjithshėm

Mekanizmi i veprimit:

Anestezioni i pėrgjithshėm ėshtė humbja e plotė e perceptivitetit dhe nėnkupton gjumin, analgjezionin, supresionin e reflekseve viscerale dhe relaksimin e muskujve. Anestetikėt inhalator induktojnė gjumin me njė mekanizėm akoma tė panjohur. Mendohet se kėto substanca ndikojnė nė fluktuacionin e joneve nėpėr membranė dhe poashtu nė  ekscitabilitetin e neuronit. Anestetikėt inhalator suprimojnė reflekset faringeale dhe laringeale dhe shkaktojnė relaksim muskular. Sedativėt/hipnotikėt me kohė tė shkurtėr tė veprimit janė: jo-barbituratet (propofol, ketaminė, etomidat), barbituratet (tiopental) dhe benzodiazepinet (p.sh. midazolam). Kėto barna pėrdoren kur nevojitet induktim i shpejtė (dhe i kėndshėm) i depresionit dhe  hipnozės sė SNQ. Benzodiazepinet poashtu posedojnė efekte muskulo-relaksante, amnestike si dhe antianksioze qė paraqet njė pėrparėsi pėr pėrdorimin e tyre. Opioidet (p.sh. fentanili)  dhe suboksidi i azotit shfrytėzohen pėr shkak tė karakteristikave tė tyre analgjetike gjatė procedurave kirurgjike. Barbituratet, benzodiazepinet dhe anestetikėt inhalatorė kanė efekt shumė tė vogėl analgjetik ose nuk tregojnė fare kėtė lloj tė aktiviteti.Bllokuesit specifik neuro-muskular siē ėshtė sukcinilkolina pėrdoren pėr tė suprimuar reflekset viscerale gjatė anestezionit. 

 

ALFENTANILI

Indikacionet:

Analgjezi, veēanėrisht gjatė ndėrhyrjeve tė shkurta kirurgjike dhe nė ndėrhyrjet kirurgjike jashtė spitalit; thellim i anestezionit; analgjezi dhe suprimim i aktivitetit frymėmarrės te pacientėt e njėsisė intensive me frymėmarje tė ndihmuar.

Vėrejtje tė posaēme:

Shih fentanili.

Veprimet anėsore:

Shih fentanili.

Kundėrindikacionet:

Shih fentanili.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė pėr injekcion: 500 mcg/mL; 5 mg/mL (duhet holluar para pėrdorimit)

 

ATRAKURI (besilat)

Indikacionet:

Relaksimi i shkurtėr dhe afatmesėm muskulor pėr operacion.

Vėrejtje tė posaēme:

Zgjatja e veprimit nė miastenia gravis dhe hipotermi.

Dozimi:

Me rrugė I.M. pėr tė rriturit dhe fėmijėt mbi 1 muaj: fillimisht 300-600 mcg/kg, pastaj 100-200 mcg/kg sipas nevojės; me rrugė I.V., 5-10 mcg/kg/min.

Format farmaceutike dhe dozat:

Injekcion: 25 mg/mL, 50 mg/mL

 

DANTROLENI

Indikacionet:

Relaksues muskulor nė ndėrhyrjet kirurgjike, gjendje spastike kronike e muskujve tė vullnetshėm, hipertermi malinje.

Vėrejtje tė posaēme:

Funksion i dobėsuar i zemrės dhe mushkėrive. Nuk rekomandohet te fėmijėt.

Kundėrindikacionet:

Insuficiencė hepatike; spazmet muskulare akute.

Veprimet anėsore:

Marramendje; dobėsi; diarre; pėshtirosje; anoreksi; ērregullime tė tė pamurit dhe tė tė folurit; shqetėsim; konvulzione; frekuencė e rritur e urinimit; mė rrallė tahikardi; dispne.

Dozimi:

Pėr gjendjet spastike, fillimisht 25 mg nė ditė, dozė e cila mund tė rritet ēdo javė deri nė maks. 100 mg 4 herė nė javė. Doza e zakonshme 75 mg 3 herė nė javė.

Nė hipertermi malinje me rrugė I.V. 1 mg/kg qė mund tė pėrsėritet sipas nevojės deri nė njė dozė kumulative prej maks. 10 mg/kg.

Format farmaceutike dhe dozat:

Kapsulla: 25 mg,

Pluhur pėr tretėsirė pėr injekcion: 20 mg

 

ENFLURANI

Indikacionet:

Anestezioni i pėrgjithshėm.

Veprimet anėsore:

Depresion kardiorespirator; hepatotoksicitet te tė senzibilizuarit ndaj anestezikėve tė halogjenuar.

Dozimi:

Induktimi, duke rritur gradualisht nga 0.4% nė ajėr, oksigjen apo suboksid azoti-oksigjen, sipas rastit tė pacientit, mbajtje, 0.5-3% nė suboksid azoti- oksigjen.

Format farmaceutike dhe dozat:

Vaporizues i kalibruar

 

ETOMIDATI

Indikacionet:

Induksion i anestezionit tė pėrgjithshėm>

Veprimet anėsore:

Pėshtirosje; lėvizje tė pakontrolluara tė syrit; hipertension; hipotension; aritmi; hipoventilim; laringospazėm.

Dozimi:

Me rrugė I.V. ngadalė  300 mcg/kg; fėmijėt deri 15 vjeē 390 mcg/kg.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė pėr injekcion:  20 mg/10mL

 

FENTANILI

Indikacionet:

Sedacion; analgjezi; medikacion preoperativ; shtesė anestezionit gjeneral ose regjional.

Kundėrindikacionet:

Shtypje e rritur intrakraniale; depresion i rėndė i frymėmarrjes; insuficiencė e rėndė e mėlqisė apo veshkeve.

Vėrejtje tė posaēme:

Bradikardi, injekcionet I.V. tė shpejta mund tė shkaktojnė rigjiditet tė muskujve tė skeletit.

Veprimet anėsore:

Frymėmarrje e ērregulluar,  laringospazėm, konfuzion, miozė.

Dozimi:  

Pėr ndėrhyrjet e vogla, analgjezi; te fėmijėt nėn 12 vjeē, me rrugė I.M. dhe I.V., 12 mcg/kg, dozė qė mund tė pėrsėritet nė intervale 30-60 minutėshe. Fėmijėve 18-36 muaj mund t’u nevojitet 2-3 mcg/kg/, dozė transmukozale; tek tė rriturit me rrugė I.V. 5-10 mcg/kg dozė me. 0,5-1 mcg/kg dozė transmukozale; 5 mcg/kg  nė qetėsimin preoperativ. Si shtesė anestezionit regjional pėr dhembjet postoperative 50-110 mcg/kg, dozė shtesė anestezionit tė pėrgjithshėm me rrugė I.M. ose I.V. 2-50 mcg/kg.

Anestezion i pėrgjithshėm pa shtesė tė anestetikėve tjerė me rrugė I.V. 50-100 mcg/kg sė bashku me O2 dhe relaksues muskulor.

Format farmaceutike dhe dozat:

Injekcion: 0.5 mg/10mL, 0.1mg/2mL,

 

HALOTANI

Indikacionet:  

Anestezion i pėrgjithshėm

Vėrejtje tė posaēme:

Veprimet anėsore, shih kundėrindikacionet

Dozimi:  

Induktim, duke rritur gradualisht nga 2-4% nė oksigjen apo nitroksid-oksigjen. Tek fėmijėt 1.5-2% pėrmbajtje 0.5-2%.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė pėr inhalim: 50 mL, 250 mL

 

IZOFLURANI

Indikacionet:

Anestezioni (induktimi dhe mbajtja).

Kundėrindikacionet:

Hipersenzitiviteti.

Veprimet anėsore:

Tahikardia (moshat e reja), hipotension, depresion i respiracionit, hepatotoksicitet.

Dozimi:

Induktimi: fillohet me 0.5% duke e rritur  nė 3 % nė pėrzierje me oksigjen ose me suboksid azoti-oksigjen.

Mbajtja: 1-1.25 % nė suboksid azoti-oksigjen. Nėse administrohet vetėm  me oksigjen mund tė nevojitet 0.5-1% mė tepėr. Nė sectio cesarea 0.5-0.75 % i pėrzier me suboksid azoti-oksigjen.

Format farmaceutike dhe dozat:  

Vaporizues i kalibruar.

 

KETAMINA

Indikacionet:

Induktim i anestezionit; mbajtje e anestezionit te ndėrhyrjet e vogla kirurgjike.

Vėrejtje tė posaēme:  

Duhet tė administrohet nėn kujdesin e personelit tė kualifikuar pėr anestezion dhe tė kihet parasysh  ruajtja e frymėmarrjes.

Veprimet anėsore:  

Hipertension; tahikardi; shtypje e rritur intrakraniale; halucinacione; tremor etj.

Kundėrindikacionet:  

Shtypje intrakraniale e lartė; aneurizėm; tireotoksikozė; angina, sindromi i Adam- Stokes-it, bllok S-A, A-V, ose bllok intraventrikular.

Dozimi:  

Me rrugė I.M. nė ndėrhyrje tė vogla 6.5-13 mg/kg; me rrugė I.V. si injekcion qė zgjat mė shumė se 1 min.1-4.5 mg/kg, si infuzion nė tretėsirė 1% maks.0.5-2 mg/kg;

Dozimi sipėrfaqėsor:

Tė lyhet sipėrfaqja sipas nevojės maks. 3 mg/kg/dozė, pa u pėrsėritur sė paku 2 orė;

-si anestetik lokal, i injektueshėm varėsisht nga ndėrhyrja , zgjatja e nevojshme, vaskularizimi i indit, maks. 4.5mg/kg/dozė.

Me rrugė I.M. tė rriturit 300mg ,

-si antiaritmik, I.V. 1-1.5 mg/kg bolus gjatė 2-3 min., mund tė pėrsėritet nė doza prej 0.5-0.75 mg/kg ēdo 5-10 min. deri nė maks.  3 mg/kg; me infuzion tė vazhdueshėm 1-4 mg/min. Pėr terapi mbajtėse 10-45 mcg/kg/min.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė pėr injekcion: 50 mg/mL 10 mL inj

 

MIDAZOLAMI

Indikacionet:

Qetėsim me amnezion, premedikacion, induktim nė anestezion.

Vėrejtje tė posaēme:

Shih diazepamin; doza duhet zbritur te tė moshuarit.

Kundėrindikacionet:

shih diazepamin.

Veprimet anėsore:

Shih diazepamin,  depresion i frymėmarrjes dhe ndėrprerje e saj veēanėrisht pas dozave tė larta apo injekcioneve tė shpejta.

Dozimi:

Pėr sedacion me rrugė I.V. gjatė 30 sekondave 2 mg. Nėse sedacioni nuk ėshtė i mjaftueshėm mund tė rritet pas 2 minutash me nga 0.5-1 mg. Doza e zakonshme mes 2.5-7.5 mg (rreth 70 mcg/kg).

Pėr premedikim me injekcion I.M. 70-100 mcg 30-60 minuta para operacionit.

Pėr induktim me injekcion I.V. tė ngadalshėm 200-300 mcg/kg.

Sedacion te pacientėt nė mjekim intensiv me infuzion I.V. fillimisht 30-300 mcg/kg gjatė 5 minutave pastaj 30-200 mcg/kg/orė. Doza e ulėt nė hipovolemi, vazokontrikcion, hipotermi si dhe nė rastet kur pėrdoret njė analgjetik opioid.

Format farmaceutike dhe dozat:

Injekcione: 5 mg/5mL; 15 mg/3mL

 

ATROPINA (sulfati)

Indikacionet:

Tharja e sekrecioneve; bradikardi; blloku neuromuskular ( me neostigminė).

Vėrejtje tė posaēme:

Nė sindromin e Down-it; te fėmijėt dhe tė moshuarit; glaukomė; myasthenia gravis dhe hipertrofi tė prostatės.

Veprimet anėsore:

Tahikardi; konstipacion; sekretim bronkial tė zvogėluar; humbje akomodimi tė pupilave.

Kundėrindikacionet: glaukomė kėndngushtė; ileus paralitik; stenozė pilorike dhe hipertrofi prostate.

Dozimi:

Premedikim me rrugė I.V. 300-600 mcg menjėherė para induktimit tė anestezionit; me rrugė I.M. 300-600 mcg 30-60 min. para induktimit; te fėmijėt 20 mcg/kg.

Format farmaceutike dhe dozat:

Injekcione: 0.5 mg/mL, 1mg/mL

 

NALOKSONI

Indikacionet:

Rikthim i frymėmarjes sė deprimuar me opioid; mbidozimi i opiateve.

Vėrejtje tė posaēme:

Nė ērregullimet kardiovaskulare, ose te pacientėt qė marrin barna kardiotoksike; varshmėri fizike ndaj opiateve.

Veprimet anėsore:

Pėshtirosje dhe vjellje; tahikardi dhe fibrilacion.

Dozimi:

Me rrugė I.V. 1.5-3 mcg/kg. Nėse ka nevojė pėr vazhdim, injekcione I.M. pas 1-2 orėsh.

Fėmijėt: me injekcion I.V. 10 mcg/kg. Nėse nuk ka reagim, doza pasardhėse 100 mcg/kg . Nėse nuk ėshtė e mundur rruga I.V. atėherė doza ndahet nė pjesė  me rrugė I.M. ose subkutane.

Neonatėt: me injekcion subkutan, intramuskular ose intravenoz, tė pėrsėritur ēdo 2-3 minuta.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė pėr injekcion: 20 mcg/mL.

15.2 ANESTEZIONI LOKAL

Anestetikėt lokal

Mekanizmi i veprimit:

Tė gjithė anestetikėt lokal bllokojnė nė mėnyrė reverzibile pėrqueshmėrinė nervore duke e zvogėluar permeabilitetin e membranės pėr Na. Kjo ngadalėson shpejtėsinė e depolarizimit tė membranės dhe pėr kėtė arsye ngritet pragu i ekscitabilitetit elektrik. Tė gjitha fijet nervore janė tė pėrfshira dhe atė nė njė mėnyrė tė parashikueshme sekvencore: autonome, senzitive , motorike. Efekti anestetik zhduket me rradhė tė kundėrt.

Pasi qė kėto substanca bllokojnė kanalet e Na nė indin miokardial, krijohet edhe njė veprim antiaritmik. Lidokaina dhe prokainamida pėrdoren nė mėnyrė rutinore si antiaritmikė. Meksiletina dhe tokainidi, barna orale tė ngjajshme me lidokainėn, kanė mekanizėm  shumė tė afėrt tė veprimit me lidokainėn dhe poashtu pėrdoren si antiaritmik. Aktualisht, meksiletina dhe tokaini nuk janė nė disponim si preparate topike e as si forma tė injektueshme tė preparateve anestetike. Dhe nė fund, lidokaina ėshtė pėrdorur si medikament alternativ nė trajtimin e statusit epileptik. Mekanizmi i saktė i kėtij veprimi ėshtė i paqartė por ėshtė e mundur qė ėshtė e involvuar bllokada e kanaleve tė Na.

 

BUPIVAKAINA

Indikacionet:

Anestetik infiltrativ; anestetik lokal pėr bllokimin e nervave periferike si dhe pėr bllokim kaudal, epidural, retrobulbar

Vėrejtje tė posaēme:

Sėmundjet e mėlqisė! Nuk Pėrdoret te fėmijėt nėn moshėn 12 vjeēare, kurse tretėsira pėr anestezion tek pacientėt nėn moshėn 18 vjeēare.

Veprimet anėsore:

Arrest kardiak; hipotension, bradikardi; palpitacione; konvulzione; shqetėsim; pėshtirosje; apne

Kundėrindikacionet:

Alergji e njohur ndaj barit.

Dozimi:

Ndryshon varėsisht nga procedura, thellėsia e anestezionit, zgjatjes, vaskularizimit tė indit, dhe gjendjes sė pacientit.

- blloku kaudal: fėmijėt, 1-3.7 mg/kg; tė rriturit, 15-30 mL tė injekcionit 0.25% ose 0.5%

- blloku epidural (dhe tė tjerėt pos atij kaudal): fėmijėt 1.25 mg/kg/dozė, tė rriturit, 10-20 mL tė tretėsirės 0.25% ose 50%.

- blloku i nervave perferikė: 12.5- 25 mg, maks. 2.5 mg/kg ose 3mg/kg (e dhėnė me adrenalinė), deri nė maks. 400 mg/ditė.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė pėr injekcion 0.25m%, 0.5%

 

LIDOKAINA

Indikacionet:

Anestezion lokal, antiaritmik

Vėrejtje tė posaēme:

Tė pėrdoret me kujdes tė veēantė tek tė sėmurėt me sėmundje tė mėlqisė, me depresion tė frymėmarrjes, me insuficienncė kardiake dhe fibrilacion.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė pėr injekcion: 0.5%, 1%, 2%  

Xhel: 2%