FORMULARI I BARNAVE I KOSOVĖS

13. Lėkura

13.1 MENAXHIMI I KONDITAVE TĖ LĖKURĖS

13.3 ANESTETIKĖT LOKAL DHE ANTIPRURITIKĖT

LIDOKAINA

KAOLINA

PASTA E ZINKUT

13.4 KORTIKOSTEROIDET

BETAMETAZONI

HIDROKORTIZONI

13.10 PĖRGATESAT ANTIINFEKTIVE PĖR LĖKURĖ

POLIVIDON JODI

BENZILBENZOATI

KLOTRIMAZOLI

MIKONAZOLI

13.11 DEZINFEKTUESIT DHE DETERGJENTET

KLORHEKSIDINA

 

13. Lėkura

13.1 MENAXHIMI I KONDITAVE TĖ LĖKURĖS

 

Pėr barnat qė pėrdoren lokalisht vehikuli dhe formulimi i zgjedhur shpesh janė po tė sė njėjtės rėndėsi sikurse lėnda vepruese. Zgjedhja e mėnyrės sė formulimit varet nga gjendja e lėkurės nė vendin e trajtimit . Suspenzionet dhe xhelet janė tė pėrdorshme nė vendet e qimėzuara, kremat kanė veprim ftohės dhe emolient dhe depėrtojnė mirė nė lėkurė, pėrdoren nė gjendje akute dhe nė eksudat. Pomadat janė mė okluzive dhe pėrdoren nė trajtimin e lezioneve kronike dhe tė thata. Pastat janė mė pak okluzive se pomadat dhe pėrdoren pėr veprimin protektiv qė kanė  lezionet e kufizuara.

 

13.2 EMOLLIENTĖT DHE PĖRGATESAT MBROJTĖSE

13.3 ANESTETIKĖT LOKAL DHE ANTIPRURITIKĖT

 

LIDOKAINA

KAOLINA

PASTA E ZINKUT

 

13.4 KORTIKOSTEROIDET

 

BETAMETAZONI

 

Indikacionet:

Mjekimi i ekcemės tek tė rriturit dhe fėmijėt; ekzemat atopike dhe diskoide; prurigo nodularis; psoriazės; neurodermatozave; dermatiti seborroik; lupus errythematosus discoides. Terapia kur kortikosteroidet tjera mė tė dobėta nuk kanė treguar sukses.

Kundėrindikacionet:

I kontraindikuar te pacientėt me mbindjeshmėri ndaj barit, rosacea, acne vulgaris dhe dermatitit pėrreth gojės, lezionet e infektuara tė lėkurės, tė shkaktuara nga infeksionet mikotike ose bakteriale, nė dermatozat e fėmijeve nėn njė vjeē.

Veprimet anėsore:

Ndryshime atrofike lokale nė lėkurė; hiperkorticizmi dhe inhibimi i veprimit tė gjėndrrave mbiveshkore. Nėse shfaqen shenjat e tejndjeshmėrisė trajtimi duhet tė ndėrpritet menjėherė.

Dozimi:

Nė zonėn e prekur aplikohet njė sasi e vogėl e pėrgatesės 2 ose 3 herė nė ditė deri sa tė  pėrmirėsohet, pastaj qė tė mbahet nėn kontrollė aplikohet 1 herė nė ditė apo edhe mė rrallė.

Format farmaceutike:

Pomadė: ( si valerat) 0,1%

Losion :(si valerat) 0,1%

 

HIDROKORTIZONI

 

Indikacionet:

Ekcema atopike, infantile, diskoide dhe stazike; prurigo nodularis; neurodermatoza, dermatit seborroik, intertrigo. Mund tė pėrdoret edhe tek otiti i jashtėm.

Kundėrindikacionet:

I kontraindikuar te pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit; lezionet e lėkurės tė shkaktura nga infeksionet virale, mikotike dhe bakteriale.

Veprimet anėsore:

Nė rast tė shfaqjes sė shenjave tė tejndjeshmėrisė, mjekimi ndėrpritet. Ndryshime atrofike lokale, inhibim i veprimit tė gjėndrrave mbiveshkore nė pėrdorim tė gjatė sidimos te foshnjet.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Pėrdoret njė sasi e vogėl pėrgatese nė zonėn e prekur 2 ose 3 herė nė ditė.

Format farmaceutike:

Pomadė: 1%

 

13.5 PĖRGATESAT PĖR EKCEMĖ DHE PSORIAZĖ

13.6 AKNET DHE ROZACEA

13.7 PĖRGATESAT PĖR LYETHA DHE KALLUSE

13.8 MBROJTĖSIT NGA DIELLI DHE KAMUFLUESIT

13.9 SHAMPONET DHE DISA PĖRGATESA TJERA PĖR LĖKURĖ TĖ KOKĖS

13.10 PĖRGATESAT ANTIINFEKTIVE PĖR LĖKURĖ

 

POLIVIDON JODI

 

Indikacionet:

Dezinfektues i lėkurės, kryesisht nė procedurat preoperative pėr tė zvogėluar incidencėn e infekcioneve tė plagėve tė operacioneve. Antiseptik vaginal pėr trajtimin e vaginitit jospecifik dhe tė shkaktuar nga Trichomonasi dhe Candida.

Kundėrindikacionet:

Pacientėt me djegje dhe insuficiencė tė mėlqisė.

Veprimet anėsore:

Janė raportuar shumė rrallė veprime anėsore me pėrdorim lokal tė polividon jodit. Megjithatė aplikimi lokal i tij mund tė rezultojė me absorbim sinjifikant tė polividon jodit. Iritim lokal, kruarje, dhe djegje janė veprimet kryesore tė raportuara. Pėrdorimi i tepruar dhe i zgjatur i polividon jodit lokal ka rezultuar nganjėherė me neutropeni. Te pacientėt me djegje, janė paraqitur disa raste tė acidozės sė rėndė metabolike. Dėmtimi  i mėlqisė ėshtė raportuar te pacientėt me djegje tė mėdha. Veprimet tjera anėsore tė raportuara janė: dermatiti, hipotireoidizmi dhe intoksikimi me jod.

Vėrejtje tė posaēme:

Te aplikimi vaginal absorbimi i polividon jodit ėshtė i shpejtė dhe koncentrimet e jodit dhe jodit inorganik nė serum ėshtė i rritur ndjeshėm.

Dozimi:

Do tė duhej tė aplikohej direkt nė sipėrfaqen e afektuar tė lėkurės 2-3 herė/ditė ose sipas nevoje. Mund tė aplikohet edhe si xhel ose vagitorje, ose i pėrzier me ujė tė vakėt si dush vaginal.

Pėr shpėrlarje tė gojės ēdo 2-4 orė tretėsirė tė paholluar ose tė holluar me ujė tė vakėt nė proporcion 1:1.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė: 0.75% jod aktiv, 1% jod aktiv, 0.1% jod aktiv pėr shpėrlarje tė gojės

Vagitorje: 20 mg

 

BENZILBENZOATI

 

Indikacionet:

Zgjebė, pedikulozė.

Veprimet anėsore:

Iritim i lehtė i lėkurės, dhe djegie kalimtare. Nė rast reakcioni tė rėndė pėrgatesa duhet lagur me ujė tė ngrohtė sapuni.

Dozimi:

Te zgjebja: pas njė banjimi me ujė tė ngrohtė dhe fshirjeje, trupi fėrkohet mė njė leckė tė njomur me lėng, mundėsia e  dėshtimit ėshtė mė e vogėl nėse pas 5 ditėsh fėrkohet trupi edhe njė herė. Nė forma tė rėnda kronike trupi fėrkohet tri herė nė ēdo 12 orė. I sėmuri pas 12 orėve tė fundit bėn banjo tė ngrohtė, veshė ndėrresa tė pastėrta dhe ndėrron ēarēafėt. Nė pedikulozė: Koka fėrkohet me lėng dhe pas 24 orėve lahet me ujė dhe sapun. Nė raste tė rėnda kjo procedurė mund tė pėrsėritet 2 apo 3 herė.

Format farmaceutike:

Emulzion: 25%

 

KLOTRIMAZOLI

 

Indikacionet:

Te infeksionet e lėkurės, tė shkaktuara nga dermatofitet (p.sh. llojet e gjinisė Trichophyton), majatė (p.sh. llojet e gjinisė Candida), myshqet dhe kėpurdhat tjera si: tinea, paranychia, pithyriasis versicolor, eritrazma dhe intertrigo. Indikohet edhe te vulviti kandidial dhe balaniti kandidial.

Kundėrindikacionet:

I kontraindikuar te pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit.

Veprimet anėsore:

Djegie dhe iritim i lehtė dhe i pėrkohshėm menjėherė pas pėrdorimit.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Aplikohet nė njė shtresė tė hollė nė vendin e prekur 2 deri 3 herė nė ditė, tė paktėn 1 muaj pėr infeksionet nga dermatofitet dhe tė paktėn 2 muaj pėr infeksionet nga Candida. Nėse kėmbėt janė tė infektuara ato duhet larė dhe fshirė mirė para aplikimit tė pėrgatesės.

Format farmaceutike:

Kremė: 1%

 

MIKONAZOLI

 

Indikacionet:

Te infeksionet mikotike tė lėkurės si dhe te infeksionet sekondare qė shkaktohen nga bakterjet gram-pozitive.

Kundėrindikacionet:

I kontraindikuar te pacientėt me tejndjeshmėri tė njohur ndaj barit.

Veprimet anėsore:

Iritim nė vendin e pėrdorimit dhe nė raste tė rralla tejndjeshmėri kur edhe duhet ndėrpritet trajtimi.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Nė zonat e prekura aplikohet njė shtresė e hollė, 2 herė nė ditė. Nė infeksione e thonjėve pėrgatesa aplikohet 1 herė nė ditė. Pėr tė parandaluar rishfaqjen, duhet tė pėrdoret 10 ditė.

Format farmaceutike:

Kremė: 2%

 

13.11 DEZINFEKTUESIT DHE DETERGJENTET

 

KLORHEKSIDINA

 

Indikacionet:

Antiseptik i lėkurės pėr plagė dhe lėndime nė kirurgji, gjinekologji, obstetrikė, shpėrlarje tė fshikzės urinare, higjienė orale, stomatit, higjienė tė duarve dhe tė lėkurės; klorheksidina me neomicinė pėr largimin e stafilokokut nga zgavra e hundės.

Vėrejtje tė veēanta:

Tė evitohet kontakti me sy, tru, meningje dhe veshin e mesėm; nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr zgavra tė trupit; tretėsirat alkoolike nuk janė tė pėrshtatshme para diatermisė.

Veprimet anėsore:

Ndonjėherė reakcione tejndjeshmėrie, iritim mukozal, ngjyrosje e dhėmbėve, enjtje e gjėndrrave parotide.

Dozimi:

Pėr dezinfektim tė plagėve dhe lėndimeve pėrdoret koncentrimi 0.05%, pėr dezinfektim tė akneve 0.1%, pėr shpėrlarjen e gojės dhe pėr stomatite, tė shpėrlahet goja dy herė nė ditė nga 15 minuta; nė sėmundjet e hundės tė pėrhapet pomada 2-3 herė nė ditė nė sipėrfaqen e brendshme tė zgavrės sė hundės.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tretėsirė e koncentruar: 5%, 4%.

Tretėsirė pėr shpėrlarjen e gojės: 0.2% 300 mL.

Pomadė pėr hundė: 0.1%, + neomicinė 3250 U/g.