FORMULARI I BARNAVE I KOSOVĖS

 

PREPARATET OFTALMOLOGJIKE

 

Preparatet ofalmologjike mund tė jenė nė formė tė: pikave, pomadave pėr sy, losioneve, tabletave ose injekcioneve, varėsisht se pėr ēfarė trajtimi do tė vendosim. Shumica e infeksioneve sipėrfaqėsore tė syrit mund tė trajtohen me anėn e mjekimit lokal. Por, kur kemi urgjenca mjekėsore, siē ėshtė endophtalmiti, nevojitet edhe pėrdorimi parenteral, subkonjuktival ose intraokular i antibiotikėve. Infeksionet e shkaktuara nga viruset Herpes simplex dhe ulcerat dendritike korneale, mund tė mjekohen me aciklovir. Kortikosteroidet qė pėrdoren nė patologjitė oftalmologjike mund tė jenė pėr mjekim lokal dhe pėr pėrdorim sistemik. Kortikosteroidet lokale dhe ato sistemike pėrdoren pėr mjekimin e uveitit dhe skleritit. Ato pėrdoren edhe pėr tė pakėsuar inflamacionin postoperativ qė shfaqet pas ndėrhyrjeve kirurgjike nė sy. Te patologjitė oftalmologjike pėrdoren edhe antimuskarinikėt, tė cilėt e bėjnė zgjerimin e pupillės dhe paralizojnė muskujt ciliarė, si dhe barnat kundėr glaukomės. Glaukoma mjekohet duke pėdorur pika nė sy qė pėrmbajnė beta bllokues, miotikė ose adrenalinė dhe   guanetidinė.

 

11.2 ANTIMIKROBIKĖT

 

ACIKLOVIRI

 

Indikacionet:

Pėr mjekimin lokal tė infeksioneve nga Herpes simpleks.

Kundėrindikacionet:

Pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit.

Veprimet anėsore:

Djegie tė lehta dhe kalimtare, menjėherė pas pėrdorimit tė pomadės, blefarit, konjuktivit.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

5 herė nė ditė, ēdo 4 orė, nė sasi tė vogla, mbrenda pjesės sė poshtme tė qesės konjunktivale duke mos e pėrdorur natėn, tė paktėn tri ditė.

Format farmaceutike dhe dozat:

Pomadė pėr sy: 3.5%

Pomadė pėr lėkurė: 5%

 

GENTAMICINA

 

Indikacionet:

Te infeksionet e syrit tė shkaktuara nga mikroorganizmat gram-negativ dhe gram-pozitiv.

Kundėrindikacionet:

Pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit si dhe ndaj antibiotikėve tė tjerė aminoglukozidė.

Veprimet anėsore:

Gentamicina tolerohet mirė kur pėrdoret lokalisht.

Dozimi:

1-2 pika 3 deri 8 herė, nė ditė nė syrin e sėmurė.

Format farmaceutike dhe dozat:

Pika pėr sy dhe vesh: 0,3%

Pika pėr sy: 0,5%

 

KLORAMFENIKOLI

 

Indikacionet:

Mjekim antibakterial lokal tė infeksioneve sipėrfaqėsore tė syrit.

Kundėrindikacionet:

Pacientėt me ndjeshmėri ndaj barit dhe pėrbėrėsve tė tjerė tė pėrgatesės.

Veprimet anėsore:

Djegie, kruarje, dermatit. Janė konstatuar edhe disa raste me efekte tė padėshirueshme hematologjike tė rėndėsishme si deprimimi i palcės ashtrore, anemi aplastike dhe vdekje.

Dozimi:

1-2 pika nė sy tė sėmurė apo pomada pėr sy nė sasi tė vogla mbrenda qeses sė poshtme konjunktivale deri 6 herė nė ditė ose nė rast nevoje edhe mė shumė. Me pėrmirėsimin e gjendjes shpeshtėsia e aplikimit ulet gradualisht.

Format farmaceutike dhe dozat:

Pomadė pėr sy: 1%

Pika pėr sy: 0,5%.

 

TETRACIKLINA

 

Indikacionet:

Infeksionet sipėrfaqėsore tė syrit tė shkaktuar nga mikroorganizmat, tė ndjeshėm ndaj tetraciklinės.

Kundėrindikacionet:

Pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit dhe pėrbėrėsve tė tjerė tė pėrgatesės.

Veprimet anėsore:

Reakcion alergjik, iritim, djegie, kruarje dhe dermatit.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Pomada vendoset nė  sy tė sėmurė deri nė 3 herė nė ditė.

Format farmaceutike:

Pomadė pėr sy: 1%

 

11.3 KORTIKOSTEROIDET DHE PĖRGATESAT TJERA ANTIINFLAMATORE

 

PREDNIZOLONI

 

Indikacionet:

Pėr mjekimin afatshkurtėr tė gjendjes inflamatore tė syrit qė reagojnė ndaj steroideve dhe vetėm pasi tė jenė pėrjashtuar infeksionet bakteriale, virale dhe mikotike.

Kundėrindikacionet:

Te pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit; infeksionet bakteriale, virale, mikotike, tuberkulare ose purulente tė syrit; glaukomė dhe keratit herpetik.

Veprimet anėsore:

Iritim, djegie, kruarje, dermatit; rritje e presionit intraokular; dėmtim i nervit optik; dobėsimi i tė pamurit dhe defekte tė fushės sė tė pamurit. Pėrdorimi i gjatė mund tė shkaktojė formimin e katarakteve subkapsullare posteriore.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

1-2 pika nė tė dy sytė deri 6 herė nė ditė, nė rast nevoje edhe mė shumė.

Format farmaceutike:

Pika pėr sy: 0,5%, 1%

 

11.4 MIDRIATIKĖT DHE CIKLOPLEGJIKĖT

 

Midriatikėt

 

Mekanizmi i veprimit:

Irisi posedon dy tipe tė muskulaturės sė lėmuar: radiale dhe cirkulare. Fibrat e rradhitura nė mėnyrė radiale (dilatatori i pupilės) janė tė inervuara nga simpatikusi, dhe kur stimulohen, shkaktojnė kontrakcion tė muskulaturės sė lėmuar radiale duke bėrė dilatimin (midriazėn). Muskulatura e rradhitur nė formė cirkulare (konstriktori i pupilės) ėshtė e inervuar nga parasimpatikusi dhe kur stimulohet me agonistė kolinergjikė shkakton miozė.

Fenilefrina ėshtė agjent direkt simpatik, ndėrsa hidroksiamfetamina ėshtė agjent indirekt qė shkakton lirimin e noradrenalinės sė deponuar. Midriatikėt cikloplegjik ushtrojnė veprimin e tyre pėrmes bllokimit tė receptorėve kolinergjik. Bllokada e receptorėve kolinergjik nė sy lejon shkaktimin e midriazės nga ana e sistemit jokompetitiv simpatik. Midriatikėt cikloplegjikė poashtu shkaktojnė relaksimin e trupit ciliar. Ky efekt ėshtė i pėrdorshėm tek pacientėt me uveit (inflamacion i shtresės sė pigmentuar tė syrit).

Efekti nė shtypjen intraokulare ndryshon tek dy tipet kryesore tė midriatikėve. Midriatikėt vazokonstriktorė rėndom  zbresin shtypjen intraokulare, por tek pacientėt me glaukomė kėnd-hapur mund tė ndodhė rritja e shtypjes intraokulare. Pėr tė evituar mundėsinė e induktimit tė  njė ataku akut tė mbylljes sė kėndit, midriatikėt nuk do te duhej tė pėrdoren tek pacientėt me glaukomė kėnd-ngushtė tė comora anterior e qė mė parė nuk kanė qenė tė nėnshtruar iridotomisė. Tropikamidi, njė cikloplegjik, ka efekt kohėshkurtėr tė veprimit dhe rreziku i shkaktimit tė rritjes sė shtypjes intraokulare gjatė pėrdorimit tė tij ėshtė mė i vogėl se sa gjatė pėrdorimit tė agjentėve tjerė cikloplegjikė.

 

ATROPINA

 

Indikacionet:

Pasi ka veprim tė zgjatur antikolinergjik, pėrdoret pėr tė shkaktuar cikloplegji dhe midriazė.  Indikohet pėr refraksion cikloplegjik, veēanėrisht nė pėrcaktimin e refraksionit tek fėmijėt nėn 6 vjeē dhe tek fėmijėt me strabizėm konvergjent. Pėrdoret edhe tek iriti dhe uveiti me qėllim tė imobilizimit tė muskulit ciliar dhe irisit.

Veprimet anėsore:

Rritja e presionit intraokular, djegie kalimtare dhe ndjeshmėri ndaj dritės. Pėrdorimi i gjatė mund tė shkaktojė irritim lokal, hiperemi, edemė, konjuktivit si dhe efekte anėsore sistemike si: skuqje fytyre, tharje goje, tharje lėkure, bradikardi qė pasohet me tahikardi, palpitacion, aritmi si dhe konstipacion.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Pėr refraksion: tė rriturit dhe tė moshuarit, nga 1 pikė nė tė dy sytė 2 herė nė ditė, 1 ose dy ditė para ekzaminimit. Fėmijėt: 1 pikė 2 herė, 1 deri 3 ditė para ekzaminimit dhe 1 orė para ekzaminimit. Pėr uveit: tė rriturit, 1 deri 2 pika rėndom 4 herė nė ditė. Fėmijėt: 1 pikė deri 3 herė nė ditė. Nuk duhet pėrdorur gjatė 3 muajve tė parė tė jetės.

Format farmaceutike dhe dozat:

Pika pėr sy: 0,5%, 1%, 1,5%, 2%.

 

HOMATROPINA

 

Indikacionet:

Si midriatik dhe cikloplegjik.

Kundėrindikacionet:

Pacientėt me tejndjeshmėri ndaj atropinės dhe pėrbėrėsve tė tjerė tė pėrgatesės; glaukoma dhe prirja pėr glaukomė.

Veprimet anėsore:

Rritja e presionit intraokular, djegie kalimtare dhe ndjeshmėri ndaj dritės.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Nga 1 pikė nė tė dy sytė.

Format farmaceutike:

Pika pėr sy: 0,5%, 1%, 1,5%, 2%, 3%.

 

TROPIKAMIDI

 

Indikacionet:

Midriatik i veprimit tė shkurtėr qė lehtėson ekzaminimin e fundusit tė syrit.

Vėrejtje tė posaēme:

Irisėt me pigmentim tė mbyllėt janė mė rezistent ndaj dilatimit tė bebzės kėshtu qė duhet kujdes i shtuar qė tė mos vijė deri tek mbidozimi. Midriaza mund tė precipitojė glaukomėn akute kėndngushtė nė njė numėr tė vogėl pacientėsh, rėndom tek mė tė vjetrit se 60 vjeē dhe tek hipermetropikėt (largpamėsit) tė cilėt janė tė predisponuar pėr shkak tė dhomzės sė pėrparme tė cekėt.

Veprimet anėsore:

Efektet anėsore tė midriatikėve dhe cikloplegjikėve pėrfshijnė thumbim kalimtar dhe rritje tė shtypjes intraokulare; nė pėrdorim tė zgjatur mund tė shfaqet iritim lokal, hiperemi, edemė dhe konjunktivit. Dermatiti kontakt (konjunktiviti) nuk ėshtė i parėndomtė me pėrdorim tė barnave muskarinike midriatike.

Dozimi:

Pėr shkaktim tė midriazės 1-2 pika tė tretėsirės 0.5%-she instilohen 15 deri 20 minuta para ekzaminimit tė syve. Pėr shkaktimin e cikloplegjisė janė tė nevojshme 1-2 pika tė tretėsirės 1%, tė cilat pėrsėriten mbas 5 minutave; pika shtesė mund tė jenė tė nevojshme mbas 20 deri 30 minutash pėr tė prolonguar efektin. 

Forma farmaceutike dhe doza:

Tretėsirė pėr sy: Tropikamid 0,5% 5 mL

Tretėsirė pėr sy: Tropikamid 1% 5 mL

Tretėsirė pėr njė pėrdorim: Tropikamid 0,5% 0,5 mL dhe 1% 0,5 mL

 

11.5 TRAJTIMI I GLAUKOMĖS

 

Inhibuesit e acetilkolinesterazės

 

Mekanizmi i veprimit:

Inhibuesit e acetilkolinesterazės konkurojnė me acetilkolinėn pėr vendin e saj lidhės nė acetilkolinesterazė. Kėto barna veprojnė primarisht nė sinapsat muskarinike  kolinergjike dhe nė SNQ, duke ushtruar efekt mė tė vogėl nė kontakte mioneurale kur adminisrohen nė doza mė tė vogla. Nė doza mė tė mėdha inhibuesit e acetilkolinesterazės ushtrojnė disa veprime qė s’kanė tė bėjnė me inhibicion tė acetilkolinesterazės. Inhibuesit e acetilkolinesterazės mund tė veprojnė nė lidhjen mioneurale dhe tė shkaktojnė bllok depolarizues. Ata poashtu mund tė shkaktojnė bllokim direkt brenda ganglioneve autonome dhe nė mėnyrė direkte tė potencojnė depresionin e SNQ si dhe shkaktojnė miozė duke stimuluar receptorėt kolinergjik nė sy. Kėto barna zvogėlojnė shtypjen intraokulare kryesisht duke induktuar kontrakcionin e muskujve ciliarė, gjė qė shkakton zgjerimin e rrjetės trabekulare dhe si pasojė, jashtėrrjedhjen e rritur tė humor aqueous.

 

Agjentėt parasimpatomimetik me veprim direkt ushtrojnė efektin e tyre antiglaukomatoz pėrmes stimulimit tė receptorėve  tė acetilkolinės tė tipit muskarinik. Kėta agjentė bėjnė konstrikcionin e pupillės dhe stimulojnė muskulin ciliar i cili hap rrjetėn trabekulare dhe lejon rrjedhėn e shtuar tė humor aqueous. Simpatomimetikėt shkaktojnė dekongjestion konjunktival qė ėshtė pasojė e vazokonstrikcionit, midriazė (tė pėrkohshme) dhe rrjedhėn e rritur tė humor aqueous.

 

Bllokuesit beta adrenergjik

Bllokuesit beta adrenergjik reduktojnė shtypjen intraokulare primarisht duke zvogėluar prodhimin e humor aqueous e poashtu mund tė intensifikojnė eliminimin e tij ( ky veprim nuk ėshtė shumė i shprehur).

 

Inhibuesit e karboanhidrazės

Inhibuesit e karboanhidrazės reduktojnė shkallėn e prodhimit tė humor aqueous duke inhibuar karboanhidrazėn nė epitelin ciliar.

 

Analogėt e prostaglandinave nė glaukomėn kėnd hapur

Gradualisht analogėt e prostaglandinės po i zėvendėsojnė beta-bllokuesit si preferencė e parė nė trajtimin e Glaukomės kronike tė kėndit te hapur.

Pėrveē arsyes qė analogėt e prostaglandinės janė treguar tė jenė mė efektiv nė uljen dhe mirėmbajtjen mė afatgjate tė presionit intraokular, ata poashtu e kanė pėrparėsinė e administrimit njė herė nė ditė.

Efikasiteti i analogėve te prostaglandinės ėshtė i ngjashėm edhepse ata janė tė ndryshėm nė pikėpamje strukturale. Nėse nuk arrihet efekti i dėshiruar me njė agjent atėherė njė tjetėr mund tė provohet.

Analogėt e prostaglandinės janė efektiv si monoterapi por kombinimet e tyre me pika tjera pėr glaukomė janė nė dispozicion dhe kanė pėr qėllim arritjen e efektit shtesė.

Megjithatė, vlerėsimi i duhur i pacientit duhet tė bėhet me kujdes para  ēfarėdo ndryshimi eventual tė terapisė, duke pėrfshirė kombinimet.

Nėse pacientėt janė nė terapi tė kombinuar, atėherė ata duhet tė kėshillohen qė administrimi i pikave tė bėhet nė pauzė prej 5 minutash ndėrmjet.

Pigmentimi i irisit dhe trashja e qerpikėve ėshtė njė gjė e rėndėsishme qė duhet tė monitorohet tek pacientėt qė shfrytėzojnė analogėt e prostaglandinės, edhepse ky pigmentim nuk ka ndikim nė efikasitetin e pikave.

 

Mekanizmi i veprimit:

 

Analog selektiv tė prostaglandinės (PF ) me ē’rast reduktohet  presioni intraokular me anėn e rritjes sė largimit uveoskleral te humor aqeous. Bimatoprosti ėshtė analog i prostamidės, substancė kjo e zbuluar rishtazi dhe prodhimi i saj ka tė bėjė me COX-2.

 

 

Fillimi i uljes sė presionit intraokular

Mirėmbajtja

e presionit

Frekuenca e Administrimit

Bimatoprosti

Pas 4 orėve

24 orė

1 d

Latanoprosti

Pas 3-4 orėve

24 orė

1 d

Travaprosti

Pas 2 orėve

24 orė

1 d

 

Indikacioni: Glaukoma, hipertension intraokular

 

Kundėrindikacionet:

Alergji ndaj  analogėve te prostaglandinės

Inflamacion aktiv intraokular

 

Kujdes i veēantė:

Afakia, pseudoafakia, histori rreziku ndaj edemės makulare – rrezik i shtuar pėr zhvillimin e edemės makulare.  

Histori e inflamacionit intraokular – kėrkohet monitorim i kujdesshėm.

Nuk rekomandohen pėr persona nėn 18 vjeē.

 

Laktacioni & Shtatzania

Tė dhėnat momentale pėr shfrytėzim gjatė shtatzanisė dhe laktacionit janė tė pa-kompletuara pėr ēfarė arsye edhe duhet tė shmangen. Latanoprosti mund tė shfrytėzohet gjate laktacionit, por me kujdes tė veēantė.

 

Efektet anėsore (gjenerale tė grupit):

Pigmentim gradual dhe ireversibil i irisit, posaēėrisht tek ngjyrat e pėrziera p.sh.: kaltėr/kafe gjelbėr/kafe, por nė disa raste edhe nė sytė ngjyrė kafe, si dhe gjatė trajtimit tė vetėm njėrit sy; zgjatje dhe trashje e qerpikėve, hiperemi e konjunktivės, iritim okular  si pasojė e klorurit tė benzalkonit tė pėrfshirė nė formulim si konservans. Poashtu, blefarit, dhimbje syri, kruarje syri, djegie dhe tharje syri.

Efektet anėsore sistemike janė tė rralla pasi qė koncentrimi sistemik i tyre ėshtė shumė i ulėt, posaēėrisht nėse administrimi i pikave bėhet nė mėnyrė korrekte. (p.sh. aplikimi i butė i presionit nė kanalthin e lotėve me qėllim tė mbajtjes sė ilaēit tė lokalizuar sy).

 

Efekte anėsore specifike:

 

Bimatoprosti: keratit sipėrfaqėsor, edemė konjunktivale, kokėdhimbje, dhe nė raste tė rralla iritis.

Latanoprosti: shije tė idhėt, erozion epitelial i kornesė. Rrallė herė mund tė shkaktohet uveiti anterior, astma dhe rishfaqja e herpes simplex.

Travaprost: keratit, fotofobi, iritis, kokėdhimbje. Rrallė herė bradikardi, rinit.

Dozimi: 1 pikė nė sy, njė herė nė ditė (e preferueshme natėn, pėr rezultat optimal)

Format farmaceutike: Bimatoprost (pika pėr sy 0.03%), Latanoprost (pika pėr sy 0.005%), Travaprost (pika pėr sy 0.004%).

 

ACETAZOLAMIDI

 

Indikacionet:

Te glaukomat e thjeshta kronike apo me kėnd tė hapur; glaukoma sekondare; edemave kardiake, epilepsisė bashkė me antikonvulzivė tė tjerė.

Kundėrindikacionet:

Te pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit; te ērregullimet e theksuara tė veshkeve dhe mėlqisė; nė insuficiencėn e gjėndrrave mbiveshkore dhe nė acidozėn hiperkloremike; pėrdorimi i gjatė ėshtė i kontraindikuar edhe te glaukoma kongjestive kronike kėndngushtė.

Veprimet anėsore:

Parestezi, anoreksi, ndryshime tė ndjenjės sė tė shijuarit; poliuri, polidipsi, mbėrdhezje, etje, dhembje koke, marramendje, lodhje, iritabilitet, konfuzion, pėrgjumje. Nė raste tė rralla fotosensibilitet, acidozė, miopi kalimtare (duhet ulur doza), ethe, agranulocitozė, trombocitopeni, leukopeni, anemi aplastike, ekzantema, anafilaksi, kristaluri, formim kalkulash, kolika renale dhe uretrale, dėmtime renale, urtikarie, hematuri, glukozuri, insuficiencė hepatike, paralizė dhe konvulzione.

Dozimi:

Nė glaukomė: 250-1000 mg nė ditė, nė doza tė ndara. Nė edemė kardiake: doza fillestare pėr tė shkaktuar diurezė ėshtė 250-375 mg, 1 herė nė ditė nė mėngjes ose 250-375 mg 2 herė nė ditė, e pastaj njė ditė po dhe njė ditė jo. Nė epilepsi: tė rriturit, 250-1000 mg nė ditė, nė doza tė ndara. Fėmijėt: 8-10 mg/kg, nė ditė, nė doza tė ndara; nuk duhet tejkaluar doza prej 750 mg nė ditė.

Format farmaceutike dhe dozat:

Tableta: 250 mg.

 

PILOKARPINA

 

Indikacionet:

Glaukoma e thjeshtė kronike kėndhapur dhe te glaukoma akute kėndngushtė.

Kundėrindikacionet:

Pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit; iriti akut; uveit anterior dhe tek disa forma tė glaukomės sekondare.

Veprimet anėsore:

Djegie, kruarje, dhembje, spazmė ciliare; kongjestion konjuktival vaskular, duke pėrfshirė miopinė, senzibilizimin e qepallave dhe konjuktivės; ulje e mprehtėsisė sė tė pamurit; rritje e bllokut pupilar; hemoragji vitreoze; dhembje koke. Si efekte tė rralla anėsore sistematike mund tė pėrmenden: hipertension, tahikardi, spazma bronkiale, edemė pulmonare, shtim i sekrecionit tė pshtymės, djersitje, mundim, vjellje, diarre dhe lotim.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Nga 1 ose 2 pika nė ditė nė sy, deri 4 herė nė ditė apo sipas kėshillės sė oftalmologut.

Format farmaceutike:

Pika pėr sy: 0,5%, 1%, 2%, 3%, 4%.

 

TIMOLOLI

 

Indikacionet:

Pėr uljen e presionit intraokular tė rritur, si te pacientėt me hipertension tė syrit ashtu edhe te ata me glaukomė kronike me kėnd tė hapur. Te glaukoma e fėmijėve qė nuk mjekohet mirė nga barnat e tjerė kundėr glaukomės, si medikacion shoqėrues.

Kundėrindikacionet:

Te pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit, astmė bronkiale, bronkopneumoni kronike obstruktive, bradikardi sinusale, bllok atrioventrikular i shkallės sė dytė ose tė tretė, dekompensim i theksuar i zemrės, shok kardiogjen.

Veprimet anėsore:

Tė njėjtat efekte tė padėshirueshme qė ndeshen gjatė pėrdorimit tė beta-bllokuesve.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Tė rriturit: fillohet me 1 pikė tretėsirė 0,25% 2 herė nė ditė nė syrin e sėmurė. Doza mund tė rritet nė rast nevoje duke pėrdorur 1 pikė 0,5% 2 herė nė ditė, nė syrin e sėmurė. Fėmijėt: si dozė fillestare kėshillohet 1 pikė 0,25% ēdo 12 orė, nė syrin e sėmurė, si plotėsim i mjekimit kundėr glaukomės. Doza mund tė rritet nė rast nevoje 0,5%, ēdo 12 orė, nė syrin e sėmurė.  

Format farmaceutike:

Pika pėr sy: 0,25%, 0,5%

 

11.6 ANESTETIKĖT LOKAL

 

AMETOKAINA

 

Indikacionet:

Anestetik lokal.

Kundėrindikacionet:

Te pacientėt me tejndjeshmėri ndaj barit; pacientėt qė mjekohen mė sulfonamide; fėmijėt e lindur para kohe.

Veprimet anėsore:

Dermatit, djegie kalimtare, nga pėrdorimi i gjatė mund tė dėmtohet kornea.

Dozimi dhe mėnyra e pėrdorimit:

Nė syrin qė do tė anestezohet, pikohet 1 pikė ose sipas udhėzimit tė oftalmologut.

Format farmaceutike:

Pika pėr sy: 1%.